Avokati Genci Gjokutaj para pak minutash ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, me të cilin njofton se Artan Lame nuk ka ndërruar jetë. Sipas tij, ai është gjallë, por mediat janë antihumane.
“Lajmi i rremë i vdekjes se z. Artan Lame është nje nja gjestet më antihumane dhe antietike i mediave te cilat e kanë shpërndarë sot gjithe ditën! Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar eshte nje gjendje shume e rëndë ajo kurrsesi nuk mund te barazohet me vdekjen! Vdekja si akt mund te konfirmohet vetem nga stafi mjekesor pergjegjes per pacientin qe ka ne ndjekje dhe kujdes! Ky eshte nje akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe nje fyerje per vete z. Lame, familjarët dhe opinionin publik! Media e vertete do te thotë raport i drejte me te verteten! Zotit Artan Lame i urojme rekuperimin e shpejte dhe te plote shendetesor me ndihmen e mjekeve dhe Zotit”, shkruan Gjokutaj.
Sot, kudo u përhap lajmi se zoti Lame ka ndërruar jetë. Për këtë reagoi edhe kryeministri Edi Rama me një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale. m.p.