Befason Xherdan Shaqiri: Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xherdan Shaqiri, një nga lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat Yakin la të hapur derën për një kthim të mundshëm, Shaqiri e bëri të qartë në konferencën për shtyp të Baselit: “Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur.”

Yakin kishte tentuar ta kontaktonte para shpalljes së listës për miqësoret e qershorit ndaj Meksikës dhe SHBA-ve, por nuk pati sukses, duke i lënë një mesazh zanor. “Dera është e hapur, por gjithçka varet nga ai,” tha Yakin, duke shtuar se pret përgjigje përpara ndeshjes ndaj Kosovës në shtator.

Ndërkohë, Shaqiri po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Baselin: 18 gola dhe 20 asistime, udhëheqje drejt titullit kampion dhe një finale të Kupës së Zvicrës më 1 qershor. Në moshën 33-vjeçare, ai po shfaqet si lider absolut në fushë, larg angazhimeve me përfaqësuesen.

Me 32 gola në 125 ndeshje, Shaqiri është një ikonë për Zvicrën – por për tani, fokusi mbetet vetëm te Baseli. m.p.

Të fundit

Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1,277 që nga e premtja, duke shënuar...

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel...

Opozita ka ik me pushime në plazh/ Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të zhvillohen në muajin gusht. Sipas tij...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi? Ekspertja: Po mundohen…

Më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga Ushtria e Republikës Srpska në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës në korrik të vitit 1995,...

Walt Whitman do ta urrente këtë

Nga Elisa New Në vitin 1865, poeti Walt Whitman pyeti: O ç’të vendos në muret e dhomës? Dhe ç’piktura të var nëpër mure, Për të stolisur shtëpinë e...

Lajme të tjera

Web TV