Berisha ‘nuk shkulet” nga PD/ Demokratët i kujtojnë nenin për dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, tedi Kopliku ka folur për zgjedhjet e 11 majit mbi zhvillimet e fundit brenda PD-së pas rezultatit zgjedhor, duke e cilësuar çështjen e dorëheqjes së Sali Berishës si të dorës së dytë përballë sfidave që ka vendi.

Kopliku tha se PD duhet të përqendrohet te verifikimi i zgjedhjeve dhe jo te emri i kryetarit, edhe pse ka thënë se neni është i qartë ‘që kush humb zgjedhjet’ jep dorëheqjen.

“Supozojmë që ne menjëherë ndalojmë çdo aktivitet politik dhe shkojmë në forumet e Partisë Demokratike dhe thërrasim ‘zgjedhje’ për kryetarin e PD. Kjo është një mungesë përgjegjshmërie politike që Partia Demokratike e ka treguar në 30 vite që nuk e ka, që me u marrë me hallin më të vogël që kanë shqiptarët, me kryetarin e PD-së. Për mua është periferike dorëheqja e Berishës. Ne duhet të vërtetojmë atë që themi. Në Francë është Ministria e Brendshme që vërteton nëse janë zgjedhjet e lira, por duhet të ishte Prokuroria.” -tha Kopliku.

Kopliku tha se dorëheqja e shqiptarëve nuk është halli i Berishës.

“Supozojmë se ne hyjmë në zgjedhje pa Berishën. Do merremi ne vetë me çështjen tonë të brendshme, po nuk është halli i shqiptarëve.”-tha Kopliku.

Nga ana tjetër Kopliku nënvizon se statuti është i qartë dhe se do ta kërkojë këtë në forumet e PD-së:

“Një kryetar që humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. E thotë neni. Është krejt e thjeshtë po e thotë neni. Edhe kjo do thuhet në forume dhe unë do ta them.”-tha Kopliku./E.T

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV