E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Dyshohet se pacienti është hedhur nga kati i tretë i spitalit. Hetimet janë në vazhdim,” deklaroi Elshani.

Sipas tij, vdekja është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./e.s

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV