Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare Shqiptare, i krijuar që prej muajit shkurt, teksa nuk arriti të merrte rezultat pozitiv apo të përkthente votat në mandat deputeti.

E ftuar ditën e sotme në ‘Studio Live’,ajo u shpreh se këto ishin zgjedhje të këqija, ku njerëzit kishin frikë të vinin në takime dhe nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për një pol të tretë politik opozitar të bashkuar dhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“Zgjedhjet më të keqija, situata në terren ishte e frikshme. Njerëzit nuk vinin në takime, thoshin kemi frikë se kemi njerëz në punë, edhe pse shpreheshin se do votonin. Kam parë një agresivitet shumë të madh nga terreni politik, që nuk e dija se ishte kaq i madh. Partitë e përdorin shtetin sipas interesave personale, krijojmë shtet privat, për liderin, për një njeri. Lapaj mori më shumë vota nga ne sepse ai është më i vjetër në politikë, ka dy vjet, kurse ne e nisëm në muajin shkurt. Nuk ka qenë e lehtë për ne. Edhe për Shehajn ishte më e lehtë, edhe për Qorin, ishin në debate, televizione, media për të folur. Politika nuk i do njerëz të nivelit tim. Pavarësisht problematikave që kishte procesi,votat për ne nuk janë aq sa duhet”, u shpreh Kocaqi në ‘Studio Live’.

Ajo nënvizoi se do vijonte betejën politike në dy fronte, në një pol opozitar të gjerë të bashkuar, si dhe në atë juridike për ndryshimin e këtij Kodi Zgjedhor të bërë nga PD dhe PS, që kanë marrë peng sistemin.

“Do vijojmë betejën tonë juridike dhe politike. Do jemi pjesë e luftës me partitë e tjera opozitare, madje problematikat vijnë nga faktori mashkull dhe jo femër në politikë. Në aspektin juridik do ndjekim çështjen në Kushtetuese, sepse sistemi është i padrejtë, prodhon mandate të padrejta. Po kalojmë në një lloj diktature që nuk ka lidhje fare me demokracinë. Ka kontestime të votës, ka pasur problematika me ndërhyrjet në zgjedhje. Edhe SPAK nuk veproi, edhe pse kishte Task-Forcë, nuk kishte ekip për të vepruar për t’i kapur. Vota e diasporës e parregullt, me problematika të shumta”, tha kryetarja e partisë së re AKSH.

Lexo edhe :  Nuk arriti të marrë mandat, Braimllari: Gara në listën e hapur të PS ishte e fortë!

Kocaqi mendon se zgjedhjet i prishin dy partitë e mëdha, për interesat e tyre.

“Këta i prishën zgjedhjet. Të gjithë problematikën më të madhe e sjellin PS dhe PD. Nëse doni votime, komisionet zgjedhore duhet të jenë të pavarura dhe jo të partive politike. Dhe ata bëjnë me njëri-tjetin politikë, Rama dhe Berisha e mbajnë njëri-tjetrin në politikë dhe gënjejnë publikun. Shpenzimi 10 mln euro për kompaninë postare DHL ishte i tepruar me aq shumë problematika që u shkaktuan, ndërkohë që shumë nga partitë bënë fushatë pa lekë, pasi buxheti i shtetit nuk i dha”, përfundoi historiania dhe studiuesja që tani drejton një formacion politik. m.p.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV