Erdogan dorëzohet pas 22 vitesh në pushtet/ Nuk do të kandidoj më për President!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, duke theksuar se Turqia ka nevojë për një Kushtetutë të re, e cila pasqyron frymën e kohës moderne dhe vlerat demokratike.

“Nuk kam asnjë qëllim të kandidoj sërish. Qëllimi ynë i vetëm është të rrisim reputacionin e vendit tonë. Turqia po ndryshon, bota po ndryshon. A mendoni se në një botë kaq dinamike mund të ecim përpara me një Kushtetutë të krijuar në kohën e grusht shtetit, që ende mban erën e mentalitetit të puçistëve? Turqia nuk mund të ecë më me një Kushtetutë të tillë. Na duhet një Kushtetutë e propozuar nga civilët, jo nga puçistët”, ka deklaruar Erdogan, sipas agjencisë shtetërore Anadolu.

Erdogani prej kohësh ka qenë mbështetës i hartimit të një Kushtetute të re, për të cilën thotë se do të jetë më demokratike, më civile dhe në përputhje me nevojat bashkëkohore të shoqërisë.

Kushtetuta aktuale e Turqisë u miratua në vitin 1982, pas grusht shtetit ushtarak të vitit 1980, dhe megjithëse është ndryshuar disa herë, kritikët thonë se ajo ende përmban elemente të një sistemi autoritar dhe logjikë puçiste.

Megjithatë, opozita turke shpreh shpesh dyshime mbi qëllimet e Erdoganit, duke pretenduar se reformat e tij synojnë forcimin e pushtetit personal dhe dobësimin e institucioneve të pavarura.

Sidoqoftë, deklarata për tërheqjen e tij nga gara presidenciale mund të hapë një dinamikë të re politike në vend, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2028.

Rexhep Tajip Erdogan është në pushtet në Turqi që nga viti 2003. Ai ka shërbyer në dy role kryesore: Kryeministër i Turqisë nga viti 2003 deri në 2014 dhe President i Turqisë nga 2014 deri sot.

Lexo edhe :  U vra teksa ishte LIVE në TikTok/ E vërteta e influenceres që tronditi audiencën

Analistët parashikojnë se çështja e Kushtetutës së re do të jetë temë qendrore në vitet në vijim, pasi forma e sistemit kushtetues do të përcaktojë rregullat e garës politike në Turqinë e pas-Erdoganit./e.t

Të fundit

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të...

“PD ia dha vetë fitoren Ramës”, avokti Daci: Babai im dhe fëmija im ende shohin Berishën

Avokati Jordan Daci shprehet se pretendimet e PD-së për ‘tren bullgar’ në zgjedhjet e 11 majit nga PS-ja nuk qëndrojnë dhe madje janë iluzione...

Zija Ismaili, mjeku që firmosi “aksidentin” e Kosta Trebickës, sot deputet i Berishës

Në legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka futur në Kuvend Zija Ismailin, mjeku që firmosi ekspertizën mjeko-ligjore...

Mero Baze: Apartamenti i Veliajt sot ishte mesazh i koduar nga SPAK për britanikët

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka kritikuar në podcastin e tij të fundit mbajtjen në burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pa...

“Artan Lame nuk ka ndërruar jetë!” Avokati Genc Gjokutaj akuzon mediat për lajmin fals

Avokati Genci Gjokutaj para pak minutash ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, me të cilin njofton se Artan Lame nuk ka ndërruar...

Lajme të tjera

Web TV