Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte rraskapitëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet duket se nuk kanë fund për aktoren Blake Lively. Ndërsa beteja ligjore mes saj dhe Justin Baldoni, regjisor dhe koleg në filmin “It Ends with Us” vazhdon, të tjera pretendime që rrezikojnë rëndë reputacionin e saj po bëhen publike.

Konkretisht, gjashtë ish-punonjës të “Preserve”, kompani online e themeluar nga aktorja, e kanë përshkruar ambientin e punës si “toksik, joprofesional dhe kaotik.”

“E gjithë kompania ishte një katastrofë absolute,” tha një ish-punonjëse për Daily Mail. “Akuzat e saj ndaj Baldoni-t për kushtet e punës janë shumë ironike, duke pasur parasysh se vetë ajo menaxhonte një mjedis aq toksik dhe të çorganizuar, sa s’mund ta besoni.”

Blake Lively, tashmë 37 vjeç, lançoi “Preserve” në vitin 2014 si një dyqan online për produkte artizanale, por e mbylli pas më pak se një viti.

“Përshtypja që më la ishte se asaj nuk i interesonte asgjë. Ishte një ambient vërtet toksik,” shtoi një ish-punonjëse tjetër.

Sipas dëshmive, edhe vëllai i saj, Eric Lively, i punësuar si drejtor artistik, ishte jashtëzakonisht i papërgjegjshëm. Ish-punonjësit thonë se ai i linte të prisnin në të ftohtë jashtë studios në Manhattan, pasi vonohej për t’i hapur zyrat. Të tjerë kanë rrëfyer se kanë punuar për muaj të tërë ulur në dysheme, pasi mobiljet nuk kishin mbërritur ende.

“Eriku ishte krejtësisht i papërshtatshëm për të menaxhuar një kompani. Në shumë aspekte, ambienti ishte joprofesional. Ishte ironike që një kompani që shiste produkte luksoze, nuk kishte as zyra për punonjësit për javë të tëra, madje edhe për muaj,” deklaruan disa prej tyre.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ish-punonjësit pretendojnë se shpesh ishin të detyruar të punonin me orë të zgjatura, ndërkohë që pagat vonoheshin vazhdimisht. Disa thonë se vonesat ishin aq të mëdha sa nuk arrinin të mbulonin as shpenzimet bazë mujore./E.Ç

Të fundit

Kim Kardashian diplomohet për drejtësi pas gjashtë vitesh përkushtim

Kim Kardashian ka përfunduar zyrtarisht studimet për drejtësi, duke përmbyllur një rrugëtim gjashtëvjeçar të mbushur me sfida. Ajo e...

Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se...

Aeroplani rrëzohet në një zonë të banuar, përfshihen nga flakët banesa dhe makina (VIDEO)

Një aksident ajror ka ndodhur këtë të enjte në një zonë të banuar në San Diego në SHBA. Një aeroplan i vogël pasagjerësh është rrëzuar...

“150 mijë shqiptarë votuan partitë e reja”/ Dash Shehi: Shoh ditë të vështira për PD-në!

Politikani Dashamir Shehi në një intervistë të dhënë në News 24 ndau opinionin e tij sesi e sheh të ardhmen e Shqipërisë dhe të...

Mandati i pestë…

Nga ARTUR  AJAZI Ndoshta numri “5” në fletën e votimit, dhe simbolika e 5 gishtave, paralajmeroi qysh tani mandatin e pestë nga Edi Rama. Nuk...

Lajme të tjera

Web TV