Më pak makina se bota, më shumë trafik se bota. Pse ne shqiptarët jemi kështu?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të automjeteve në vend, Shqipëria vijon të mbetet një nga shtetet më pak të motorizuara në Europë.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat dhe të përditësuara me popullsinë e Censit të vitit 2023, tregojnë se në fund të vitit të kaluar në vend ishin të regjistruara rreth 742 mijë automjete aktive, që përkthehet në 306 makina për çdo 1000 banorë. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e tretë nga fundi në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë, me 176 automjete për 1000 banorë, dhe Maqedoninë e Veriut, me 264.

Por situata ndryshon në Tiranë. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm. Në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend. Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, rezulton se tashmë çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë.

Të dhënat i afrohen mesatares së Bashkimit Europian, që është rreth 550 makina për 1000 banorë. Megjithatë, kjo shifër nuk e reflekton realitetin e gjithë vendit, pasi zonat e tjera mbeten shumë më poshtë kësaj mesatareje.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka pak makina për banor, por trafiku urban, veçanërisht në Tiranë, është gjithnjë e më problematik. Kjo ngre pikëpyetje serioze mbi planifikimin urban, cilësinë e transportit publik dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore.

Vendi me numrin më të lartë, të mjeteve, është Italia, ku sipas Eurostat, janë 694 makina për 1000 banorë. Ndërkohë, vendet si Holanda, Suedia dhe Danimarka kryesojnë për përqindjen më të lartë të automjeteve elektrike, duke reflektuar një tjetër tendencë drejt teknologjisë së pastër dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Lexo edhe :  ‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Të dhënat tregojnë gjithashtu se vendet lindore dhe qendrore të Europës kanë parë një rritje të shpejtë në motorizim gjatë dy dekadave të fundit. Rumania, për shembull, ka pasur rritjen më të lartë mesatare vjetore të makinave për banor, me +5.4% në vit, e ndjekur nga Polonia. m.p.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV