Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, në pranga dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale, janë arrestuar të enjten në Kosovë, ka bërë të ditur Policia.

Sipas Policisë së Kosovës, në orët e hershme të 22 majit është realizuar “një operacion i suksesshëm policor”, pas hetimeve nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Operacioni policor ka përfshirë dy raste të ndara, ku janë kryer tri kontrolle në vendbanime në Fushë Kosovë dhe në Malishevë, dhe ku janë arrestuar të dyshuarit, ka njoftuar Policia. Identiteti i të dyshuarve nuk është bërë i ditur.

Detaje të mëtejshme po ashtu nuk janë dhënë, teksa Policia ka thënë se “të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”. m.p.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV