Pas konfliktit të vjetër, ja si reagon Adelina Ismajli kur e pyesin për Leonora Jakupin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e famshme Adelina Ismaili, ka njoftuar rikthimin në skenë me katër projekte muzikore të reja, në kuadër të 40-vjetorit të karrierës së saj. Lajmi u bë i ditur në një intervistë për emisionin “Radar” në RTV Dukagjini, ku këngëtarja u shfaq për të shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik.

Gjatë emisionit, dëgjuesit patën mundësinë të telefononin për t’i bërë pyetje këngëtares. Një prej pyetjeve më të komentuara erdhi nga një dëgjues që kërkoi të dijë më shumë për marrëdhënien mes Adelinës dhe Leonora Jakupit, dy emra të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare.

E kapur në befasi, Adelina reagoi me të qeshura, duke shmangur komentimin e drejtëpërdrejtë:

“Këtë pyetje duhet ta bësh tjetërkund, jo te unë.”

Përgjigjja e saj u pa si një mënyrë për të mos rikthyer në vëmendje një konflikt të vjetër që ka lënë gjurmë në historinë e estradës. Kujtojmë se në fillimet e karrierës, Adelina dhe Leonora patën një përplasje fizike që u kthye në lajm të madh në media dhe përfundoi edhe në gjykatë, një episod i bujshëm që ende përmendet si një nga përplasjet më të famshme në industrinë e muzikës shqiptare./E.Ç

Të fundit

VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A Napoli do të përballet me Kaljarin në...

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet nga ministrat e 27 vendeve...

“Mos ke qenë në shtrat me bandat? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve. Bushati tha se...

Zyrtare/ Real Madrid njofton “divorcin” me trajnerin Carlo Ancelotti

Pas një pritjeje të gjatë, Real Madrid ka publikuar deklaratën zyrtare ku njofton largimin e Carlo Ancelottit. Në njoftimin, të publikuar në faqen e...

“Treni bullgar” në Elbasan, policia i gjen fletë votimi false kryeplakut në Pekisht

Policia në Elbasan ka nisur hetimet për rastin e denoncuar ditën e djeshme nga selia blu, ku kreu i PD Sali  Berisha dhe kandidati...

Lajme të tjera

Web TV