Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke plagosur një person.

Ngjarja ndodhi pranë portës kryesore të objektit dhe aktualisht po hetohet nga autoritetet federale.

Sipas një deklarate të zëdhënësit të CIA-s, incidenti ndodhi jashtë perimetrit të sigurisë së institucionit dhe nuk ka asnjë rrezik për stafin apo ambientet e brendshme.

“Pati një incident sigurie ndaj të cilit forcat e rendit reaguan jashtë selisë së CIA-s,” tha zëdhënësi, duke konfirmuar se porta kryesore është ende e mbyllur dhe punonjësve u është kërkuar të përdorin hyrje alternative.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e personit të plagosur apo motivin e mundshëm të incidentit.

Ky zhvillim ndodh vetëm disa orë pasi dy diplomatë izraelitë, Yaron Lisinsky dhe Sarah Milgrim, u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Ëashington, D.C. Deri më tani, zyrtarisht nuk ka asnjë provë që të lidhë dy incidentet mes tyre. /e.t

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV