Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari. I pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi i Shtabit të përgjithshëm te FA gjenerallejtënant Arben Kingji. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin strategjik dhe vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona në fushën e Mbrojtjes, i cili konsiderohet një faktor stabiliteti për rajonin dhe një orientim i qartë drejt integrimit euroatlantik.

Vengu vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit me Kosovën dhe konfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Adriatikut (US-A5).

Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua rreth situatës së brishtë të sigurisë në rajon, ku u dënuan sulmet terroriste dhe kriminale në veri të Kosovës, si dhe tensionet në Bosnje Hercegovinë. Ministri Vengu theksoi se Shqipëria do të mbetet gjithmonë krah Kosovës për të garantuar siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Po ashtu, ministri Vengu theksoi qëndrimin e Shqipërisë se misioni i NATO, KFOR, është garanti për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ministri Vengu dhe gjenerallejtënant Jashari theksuan prioritetet e përbashkëta për forcimin e FSK si një forcë moderne dhe territoriale përmes pesë shtyllave kryesore: kapitali njerëzor, modernizimi dhe zhvillimi i kapaciteteve, industria ushtarake dhe inovacioni, qëndrueshmëria kombëtare (përfshirë mbrojtjen kibernetike dhe civile) dhe infrastruktura kritike.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e Mbrojtjes është konkretizuar me pjesëmarrjen aktive në stërvitjen ndërkombëtare Defender Europe 2025, ku Shqipëria dhe Kosova luajnë një rol kyç.

Një tjetër fushë me rëndësi strategjike është ajo e arsimit ushtarak. Akademia e Forcave të Armatosura shqiptare vijon të ofrojë bursa dhe kurse për studentët dhe oficerët nga Kosova, ndërkohë që po shqyrtohen edhe kuota të veçanta në universitete publike për specialitete të rëndësishme për mbrojtjen.

Lexo edhe :  Rama: Shumë të rinj europianë që studiojnë në Tiranë duan të qëndrojnë në vendin tonë

U diskutua gjithashtu për mundësinë e tërheqjes së burimeve njerëzore nga diaspora dhe individët me shtetësi të dyfishtë si dhe nxitjen e kthimit të profesionistëve me aftësi të larta në Shqipëri dhe Kosovë përmes stimujve konkretë.

Plani i bashkëpunimit dypalësh për vitin 2025 përfshin 64 aktivitete konkrete: takime, trajnime, shkëmbim informacioni dhe stërvitje, të cilat janë tashmë në proces zbatimi./e.t

Të fundit

Publikohet renditja, cilat televizione u ndoqën më shumë gjatë 11 majit në Shqipëri

Top Channel dhe Report Tv janë renditur të parat për shikueshmërinë në YouTube gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare, sipas...

Si i la Berisha 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar!

Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha nuk bëri përpjekjet e duhura për të futur në të njëjtin...

Skaneri i aeroportit nuk i njeh dot fytyrën/ Pasagjerja detyrohet të heqë grimin (VIDEO)

Në një ngjarje të pazakontë në Aeroportin e Shangait, një grua kineze u detyrua të heqë grimin pasi skaneri i njohjes së fytyrës nuk...

Robotët tani edhe boksojnë, pamjet tregojnë aftësitë luftarake të tyre

Robotët humanoidë po shkëmbejnë grushta në një kamp trajnimi intensiv përpara një gare boksi robotësh që do të zhvillohet në Hangzhou, Kinën Lindore, këtë...

Cilat janë dy shtetet që po na sjellin më shumë vizitorë në Shqipëri

Shqipëria ka pritur më shumë vizitorë në marsin e këtij viti me një rritje prej 21.9% krahasuar me të njëjtin muaj te 2024. Sipas të...

Lajme të tjera

Web TV