Aksion si në filma në kryeqytet/ Efektivë të shumtë policie neutralizojnë një person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një skenë aksion, si të ishte duke u xhiruar një film, u regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në rrugët e Tiranës, ku një person u arrestua nga efektivë të shumtë policie.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Fortuzi” pranë Shkollës Jeronim DeRada. Nga pamjet, shihet që personi i arrestuar, nxirret me forcë nga një makinë tip Land Rover nga efektivë të shumtë policie.

Në pamje shihet edhe një makinë tip Range Rover e përplasur ndërsa dëme ka pësuar edhe një makinë e policisë.

I arrestuari ishte një 31-vjeçar, me probleme të shëndetit mendor, i identifikuar si Enis Vrapi.

Sipas burimeve, veprimet e rrezikshme të të riut nisën që te zona e Medresesë me makinën e tij ai nisi të përplaste disa mjete policie dhe vuri në rrezik jetën e qytetarëve. Brenda mjetit policia i gjeti edhe një armë lodër.

10 ditë më parë ai është ndaluar sërish nga policia dhe ishte shtruar në Spitalin Psikiatrik, por nuk dihen rrethanat e daljes së tij prej andej. /e.t

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV