Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me të, para se të nisej për në spitalin e zemrës në Mynih, ku fatkeqësisht mbylli sytë përgjithmonë.
Lame ishte duke punuar për të hapur një muze dhe ditën që është nisur për në Gjermani, është ndalur atje për disa momente. Tani, u mbetet shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij ta vazhdojnë ëndrrën, për të cilën edhe nëna ka treguar se po ta zgjoje nga gjumi, vetëm për muzeun fliste.
“Më lejo të ndaj me shokë e miq momentet e fundit bashkë – ditën që u nise në Mynih për shtrim – dhe që për pak minuta vizituam edhe njëherë muzeun e lënë në mes…
Shpresoj të kemi kthjelltësinë dhe vullnetin që ta përfundojmë ne, shokët e tu, dhe të na drejtosh prej aty lart, pasi e dimë se vetëm ti mund ta bëje atë me artefaktet unike, dokumentat e rrallë dhe dijen tënde të pashoqe.
Do na mungosh përjetë, por dhe do jemi gjithnjë sëbashku, sepse praní më të fortë se jotja zor gjendet në këtë vend që e deshe si pakkush e që ta bëri plagë zemrën. Qofsh i yjeve”, shkruan Artan Shkreli. m.p.