Europa kthen sytë në Serie A, sot do të kurorëzohet kampioni i “Scudettos”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me sa duket do të luftohet deri në frymën e fundit.

E cilësuar nga prestigjiozja “New York Times” si Top-Ligaemocionon, apasionon dhe tërheq shikuesit më shumë se çdo ligë tjetër në Evropë, Serie A ia doli sërish të jetë në majën e piedestalit sportiv, sidomos kur gara për “Scudetto”-n, po mban mbërthyer tifozët anemvanë botës deri në ndeshjen e fundit, ndoshta edhe përtej.

Për 37 raunde me radhë, fundjavë pas fundjave, i kemi parë të gjitha, kthesa të paparashikueshme, çaste dramatike, zhgënjim aty ku fitorja dukej e sigurt dhe gëzim të papërmbajtshëm aty ku e vetmja gjë kishte mbetur ishte shpresa.

Ky sezon që më shumë ngjasoi me një skenar të çmendur hollivudian, finalizohet sonte, kur mes Interit dhe Napolit që zbresin në fusha në të njëjtën kohë, do të kurorëzohet kampioni i ri.

Tensioni ka shkuar “deri në qiell”, ndërkohë që Antonio Conte dhe Simone Inzaghi nuk do të qëndrojnë më “jashtë vijave të fushave” në 90 minutat që përcaktojnë një sezon dhe misionin e përbashkët, ngritjen e trofeut

Teksa në Napoli, titulli është më shumë se një trofe futbolli, është motiv, është frymëzim për të madh e të vogël dhe gjithçka është gati për festën më të çmendur ndonjëherë, tek Interi, i angazhuar njëherësh edhe në itinerarin impenjativ e të vështirë drejt finales spektakolare të Mynihut në Champions League, të cilën do ta luajë më 31 maj përballë PSG-së, fokusi është i shpërndarë në dy boshte njëri më i rëndësishëm se tjetri. Por “Scudetto” mbetet “Scudetto” dhe për rrahjet e zemrës që të dhuron ngritja e tij “deri në yje”, duhet luftuar deri në frymën e fundit, sepse “Scudetto” është krenari, është jehonë që kumbon nga shpirti.

Lexo edhe :  Firma është pak orë larg, Milani zgjedh drejtorin sportiv shqiptar!

Edhe një herë tjetër, kampionati italian i futbollit tregoi se jo më kot është magnet për tifozët e çmendur nga çdo cep i globit./ D.C

Të fundit

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lajme të tjera

Web TV