Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më në fund arritën të hynin në Gaza dhe të niseshin drejt qendrës dhe jugut të Rripit, të uritur nga bllokada e vendosur nga ushtria izraelite që më 2 mars. Por vetëm për dy ditët që kamionët u detyruan të ‘piqeshin’ në diell në pikën kufitare Kerem Shalom, të pafuqishëm të lëviznin nga frika e plaçkitjeve, 29 persona – fëmijë dhe të moshuar – vdiqën nga uria. Ata u shtohen 56 viktimave të tjera që kishin humbur jetën prej patologjive të lidhura me kequshqyerjen gjatë 80 ditëve të mëparshme të bllokadës.

Në një territor të shkatërruar nga bombardimet e vazhdueshme – të cilat dje shkaktuan edhe 52 të vrarë – dhe të përmbysur nga urdhrat e papritur të evakuimit (dje preken Sheikh Zayed, Salatin, Beit Lahiya e Jabalia, të gjitha qytete në veri që ushtria i ka shpallur “zonë të rrezikshme”), furnizimet, sipas Gjysmëhënës së Kuqe palestineze, u shpërndanë vetëm pjesërisht. Për të shmangur kaosin, dorëzimet u kryen natën, konfirmon Jens Laerke, zëdhënës i agjencisë humanitare të OKB-së, OCHA: “Po përballemi me vështirësi të mëdha në shpërndarjen e ndihmave për shkak të rrezikut të plaçkitjeve dhe problemeve të koordinimit me autoritetet izraelite”. Megjithatë, disa rezerva mielli arritën në një numër të vogël furrash, të mbështetura nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP). Dje këto furra rifilluan prodhimin e bukës, duke ulur lehtësisht edhe çmimin që kishte arritur tashmë në 5 dollarë për një pite të vetme. “Por pas 80 ditësh bllokadë totale, familjet ende rrezikojnë urinë masive. Nevojiten shumë më tepër ndihma”, denoncon WFP-ja.

Lexo edhe :  Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Apelin e përsërit edhe llogaria zyrtare e UNICEF-it në X: “Ajo që ka mbërritur është vetëm një pikë në oqean. Furnizimet që hyjnë nuk janë aspak të mjaftueshme. Dhe çfarë ka, vështirë arrin te ata që vërtet kanë nevojë. Po shterojnë rezervat. Po mbaron edhe koha për të shpëtuar fëmijë të tjerë”.

Ndërkohë, përveç dëshpërimit për mungesën e çdo lloj mjeti jetik, dje në Gaza u shtua tronditja për vendimin e Netanyahut që të tërheqë edhe stafin teknik nga negociatat në Doha. Shenjë se diplomacia është ngecur sërish dhe qeveria izraelite do të vazhdojë me operacionin agresiv “Qerret e Gedeonit”: pas bombardimeve përfshin edhe një pushtim tokësor. Lajmi për ndërprerjen e negociatave u prit me hutim edhe në Izrael, ku familjarët e pengjeve e quajtën “një vendim që na shkakton dhimbje të madhe. Ne nuk kemi privilegjin të heqim dorë nga më të dashurit tanë”. Përveç kësaj, edhe mbështetja për luftën po bie. Sipas një sondazhi të fundit të Israel Democracy Institute, 70 % e qytetarëve janë gati ta përfundojnë konfliktin në këmbim të lirimit të pengjeve. Tani vetëm 25 % dëshirojnë të vazhdojnë derisa Hamas të shkatërrohet plotësisht. Për herë të parë, sipas të njëjtit studim, rritet edhe një opozitë humanitare ndaj luftës, sidomos mes përfaqësuesve të qendrës së majtë: “Ka një zgjim. Jo i gjerë, por ndjehet”./La Repubblica

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV