Gjatë fushatës drejtuesit politikë rrinin në kafe te lokali i PD/ Me kë e ka Berisha?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të Partisë Demokratike në qarqe nuk kanë bërë fushatë, por kanë pirë kafe pranë selisë blu.

Berisha tha se PD do të analizojë gabimet dhe defektet e brendshme, por theksoi se farsa e zgjedhjeve nuk mund të fitohej nga opozita, pavarësisht përpjekjeve.

Ai akuzoi qeverinë për manipulime dhe përdorim të burimeve shtetërore për të ndikuar rezultatin, duke përmendur faljen e gjobave, shpërndarjen e parave për pensionistët dhe kultivimin masiv të kanabisit.

Sali Berisha: PD pas luftës për paraqitjen ndërkombëtare të kësaj farse, padiskutim që do të bëjë tën gjithë diskutimet e brendshme për të gjitha problematikat, defektet, të metat dhe gabimet. Por farsa nuk fitohet nga opozita, çfarëdo që të bëhet. Opozita nuk e ndalon dot qeverinë që të falë 200 mln euro gjoba, opozita nuk e ndalon dot qeverinë që të bëjë dhuratë 100 euro për 760 mijë pensionistë. Opozita nuk mund ta ndalojë qeverinë që të shpërndajë miliona rrënjë kanabisi që t’i mbjellë, 1 rrënjë kanabis vlerësohet 1 mijë euro, imagjino kur hapet zota e plantacionit i merr fshatarët dhe u thotë këto janë bimët tuaja dhe i ke të garantuara nga shteti. çfarëdo që të bëjë opozita, opozita nuk mund të arrestojë as Elvis Doçin, as Suel Çelën. Opozita i ka denoncuar me zë dhe figurë./e.t

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV