Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në verën e vitit 2028. Pas pritjes së gjatë dhe spekulimeve të shumta, drejtoria sportive e “Djallit” më në fund nis një epokë të re, e cila pritet të sjellë ndryshime të thella në strukturën e klubit.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme, por Tare tashmë mund të nisë punën. Detyrat e para janë të shumta dhe të rëndësishme: nga gjetja e trajnerit të ri, te rinovimet e kontratave problematike, e deri te merkatoja hyrëse që do të zhvillohet në kushtet e mungesës së të ardhurave nga UEFA. Një tjetër sfidë do të jetë menaxhimi i largimeve të mundshme, ku klubi do të përpiqet të maksimizojë përfitimet financiare.

Një sfidë e madhe, por edhe një mundësi frymëzuese për të rindërtuar një Milan fitues, pas një sezoni të dështuar. Me Taren në krye, Rossonerët synojnë të rikthehen aty ku e kanë vendin, në majat e futbollit evropian. m.p.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV