Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës së bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Kukës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), më datë 15.06.2024, në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre, shtetasin A. C.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. m.p.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV