Trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri, jepen dënimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimet përfundimtare ndaj një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji, duke dhënë dënime të rënda me burg dhe urdhëruar konfiskime të shumta pasurie.

Flori Pali, i konsideruar organizator dhe drejtues i grupit kriminal, u dënua me 11 vjet burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal. Flori Pali ishte përgjegjës për trafikun e të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë drejt Norvegjisë gjatë viteve 2018-2019, në bashkëpunim me shtetasit Halit Xhini dhe Steven Cooper, të dënuar në Norvegji. Ai ka organizuar gjithashtu transferimin e të ardhurave kriminale nga Norvegjia në Shqipëri përmes rrjeteve financiare dhe personave të tretë.

Fredi Pali, vëllai i Flori Palit dhe bashkëpunëtor në menaxhimin e pasurive dhe parave të paligjshme, u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg, po ashtu me gjykim të shkurtuar. Ai ka luajtur rol kyç në fshehjen dhe qarkullimin e parave të përfituara nga veprimtaria kriminale, shkruan A2 CNN.

Në këtë grup kriminal ishte përfshirë dhe Anita Adilaj, e dënuar më parë me 6 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Apelit e Posaçme. Ajo vepronte si llogaritare e bashkëjetuesit të saj, Halit Xhini, në Norvegji, dhe ishte e përfshirë në tregtinë e drogës dhe transferimin e parave drejt Shqipërisë.

Në kuadër të hetimeve dhe vendimeve të gjykatës, janë konfiskuar disa pasuri, përfshirë:

Dy apartamente në Tiranë, të regjistruara në emër të shoqërive të lidhura me Flori Palin.
Një automjet tip “Mercedes Benz E 220 CDI”, i vitit 2012.
Një automjet “Daimler Chrysler A200CDI”, në pronësi të Fredi Palit.
Një parcelë toke (arë) në Ishull Shëngjin, me sipërfaqe 1874 m², në emër të Flori Palit.
Tre telefona celularë.
Gjykimi është zhvilluar në mungesë, pasi të pandehurit ishin me masë sigurimi “arrest në burg” dhe ndodheshin jashtë territorit shqiptar. Proçedimi penal nr.132 i vitit 2019 u zhvillua nga SPAK në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe autoritetet norvegjeze.

Lexo edhe :  “Bien aplikimet e shqiptarëve për azil”- Eurostat: Në janar dhe shkurt vetëm 980 kërkesa

Me vendimin penal nr.6, datë 13.05.2025, gjykata urdhëroi kalimin përfundimtar të pasurive të sekuestruara në favor të shtetit, ndërsa Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara do të ndjekë ekzekutimin e tyre. m.p.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV