Vota emigrantëve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë 200 mijë votat e diasporës.

Au u shpreh për ‘Frontline’ se:

“Tani po themi se ai shoferi që ka marrë gjobën për parakalim i është falur gjoba në fund për të votuar PS-në. Nuk ka demokrat nga Gjirokastra deri në Shkodër që beson se zgjedhjet u vodhën apo u blenë nëpërmjet fajles së gjobave. Prokuroria ashtu siç u shpreh për hetimin e kontratës së lobimit 6 mln euro të PD-së, duhet të ishte shprehur edhe për vendimin e Qeverisë. Prokuroria mund ta fillojë edhe kryesisht hetimin për një proces zgjedhor. Nuk përjashton mundësinë që edhe ta ketë filluar, s’kemi as pohim e as mohim nëse ka filluar për faljen e gjobave nga Qeveria. Nëse kjo është antiligjore dhe nëse prokuroria e provon jam absolutisht dakord për thelbin e çështjes. PD i ka pasur mjetet të mjaftueshme për t’i gjetur provat dhe denoncuar, pasi ka pasur 50% të komisioneve, e përfshirë në të gjithë procesin, madje edhe te vota e Greqisë”.

Kurse për votat e Greqisë ai solli argumentin tjetër duke ia kundërvënë pretendimeve të PD-së. A ka favorizuar qeveria greke me votat e diasporës Qeverinë që burgosi Fredi Belerin?

“Meqë kemi te votave të Greqisë, si mendoni ju, qeveria greke ka ndikuar në favor apo pro PD-së apo Qeverisë me postën e DHL-së. Si shpjegohet që qeveria greke të favorizojë atë që ka burgosur Fredi Belerin?! Që ka probleme me zgjedhjet dhe me atë të diasporës e them dhe e kam thënë më herët, para zgjedhjeve, sepse do kishte edhe votim familjar, edhe për faktin se qeveria dispononte mundësitë. Por që të blihen 200 mijë emigrantë nga qeveria është e pamundur, por edhe nuk mund ta them sepse nuk ka prova. Këta ranë dakord me Kodin Zgjedhor që 6 vota të shkonin në një adresë, pra duke e nxitur votimin familjar dhe shkelur kodin. Vota e diasporës ishte një votë kundër aleancës Beleri-Berisha”, tha Spahiu./e.t

Të fundit

75 milionë euro! Talenti i madh i Bundesligës po transferohet në Angli

Xavi Simons kushton shumë, kështu që lajmet që e lidhin me Bayern (që prej vitit 2023) tashmë janë thuajse...

Shqiptarë, bëhuni gati! Po vijnë pushime “të kripura” këtë verë

Që edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”… kjo ishte gati e ditur. Turizmi, ashtu si çdo sektor tjetër i nënshtrohet...

Kanye West befason me postimet e fundit: Zot, më fal për dhimbjen që shkaktova

Një “rrëfim” i papritur publik nga Kanye West përmbys, ose të paktën përpiqet të përmbysë, imazhin që ai ka ndërtuar kohët e fundit . Ye,...

Pse Berisha ka frikë ta pranojë publikisht se deputetët e tij braktisën fushatën?

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për media u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të PD...

Heroi i Londrës! 65-vjeçari shkodran shpëton vajzën e vogël tek mbytej në lumë

Himset Smakaj, një 65 vjeçar me origjinë nga Shkodra dhe me banim në Londër, është kthyer në personazhin e ditës në Angli. Ai është...

Lajme të tjera

Web TV