Hungaria ‘shënjestroi’OJQ, BE ‘kërcënon’ kryeministrin Orban: Tërhiqni projektligjin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë të tërheqë menjëherë një projektligj të ri, të paraqitur nga partia e kryeministrit Viktor Orbán, i cili cilësohet si një kërcënim serioz ndaj organizatave joqeveritare dhe mediave të pavarura.

Projektligji për “transparencën e jetës publike”, sipas Komisionit, përbën një shkelje të rëndë të parimeve të BE-së dhe nëse miratohet, Brukseli nuk do të hezitojë të ndërmarrë masa.

“Komisioni ka shqetësime serioze lidhur me projektligjin… Nëse miratohet, do të përbëjë një shkelje serioze të të drejtës së Bashkimit Evropian. Prandaj, kërkojmë që të tërhiqet nga procesi legjislativ,” deklaroi zëdhënësi i KE-së.

Projektligji është kritikuar gjerësisht nga rreth 300 organizata, përfshirë Amnesty International dhe Transparency International, që e konsiderojnë një “manovër autoritare” për të heshtur opozitën, sidomos në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Sipas përmbajtjes së projektligjit:

OJQ-të që kritikojnë vlerat kushtetuese (si përparësia e martesës, familjes tradicionale dhe gjinive biologjike) mund të përfshihen në një listë të zezë.

Ato do të duhet të marrin leje për të pranuar fonde nga jashtë.

Llogaritë e tyre bankare do të mbikëqyren, dhe donacionet mund të bllokohen nëse synojnë ndikimin në jetën publike.

Gjobat mund të arrijnë deri në 25 herë vlerën e fondit të marrë, ndërsa në rast përsëritjeje parashikohet ndalim i aktivitetit.

Kundërshtarët e kanë cilësuar ligjin si një “putinizim” të Hungarisë, duke e krahasuar me praktikat autoritare të Kremlinit.

Ndërkohë, dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e Hungarisë të dielën për të kundërshtuar ligjin, që sipas qeverisë Orbán ka për qëllim shpërbërjen e rrjeteve të propagandës të financuara nga jashtë.

BE-ja ka ngrirë tashmë 18 miliardë euro fonde për Hungarinë, për shkelje të mëparshme të ligjit evropian, përfshirë çështjet që lidhen me të drejtat e LGBTQ+, të azilkërkuesve dhe konfliktet e interesit në tenderët publikë.

Lexo edhe :  OBSH thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Një grup prej rreth 20 eurodeputetësh ka kërkuar ngrirjen e plotë të fondeve, nëse projektligji miratohet./E.T

Të fundit

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11...

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni opozitar duhet riformatuar. Arsyeja pse Tabaku...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Lajme të tjera

Web TV