Partizani krenohet me Igli Taren dhe Amir Rrahmanin/ Bëtë krenarë të gjithë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i klubit të Milanit. Shqiptari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me italianët, teksa ka edhe opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Gjithashtu siç dihet do të marrë një pagë prej 800 mijë euro në vit.

Menjëherë pas firmës së ish-futbollistit të Kombëtares me Milan urimet për të janë të shumta. Një prej tyre ka ardhur edhe nga Partizani. “Të kuqtë” i kanë uruar shumë suksese ish-lojtarit të tyre, ndërsa shkruajnë se ndjehen shumë krenarë për të.

“Klubi i Futbollit Partizani uron Igli Taren për detyrën e rëndësishme që ka marë sot si Drejtor Sportiv i Milanit. Ish-futbollisti i Partizanit do të drejtojë një prej klubeve më të mëdha jo vetëm në Itali, por edhe në gjjthë Evropën duke bërë krenarë gjithë shqiptarët dhe veçanërisht tifozët e kuq të Partizanit, klubit nga akademia e të cilit ka dalë si futbollist dhe që ka veshur fanellën e ekipit te parë në vitet 1993-1994. Një arritje madhështore për një figurë të shquar të futbollit shqiptar. Suksese në këtë kapitull të ri – jemi krenarë për ty!

#sukseseiglitare #pmtp”, ka shkruar klubi kryeqytetas.

Napoli fitoi mbrëmë titullin kampion në Serie A. Një sukses i jashtëzakonshëm nga napolitanët, të cilët me Antonio Conten arritën të ngrejnë lart këtë trofe.

Sigurisht që protagonist te kampionët ishte edhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi shqiptari fitoi titullin e 2-të në 3 vitet e fundit me Napolin, duke qenë një lider i padiksutueshëm në formacion.

Pikërisht mbrojtësi shqiptar ka marrë shumë mesazhe. Partizani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shpehet shumë krenar për këtë triumf të ish-lojtarit të tyre, ndërsa i urojnë sa më shumë suksese në vazhdim.

Lexo edhe :  E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

“Amir Rrahmani sërisht kampion i Italisë Serie A me Napolin.

Ish mbrojtësi i kuq, i cili ka luajtur për dy vite te PARTIZANI 2013-2015, bëhet përsëri pjesë e historisë të futbollit italian duke dhënë kontributin e tij në fitimin e titullit të 4-rt kampion të klubit napolitan. Arritje e jashtëzakonshme edhe në aspektin personal. Rrahmani bëhet lojtari i parë shqiptar që fiton dy herë titullin kampion në Seria A. Urimeeee #AmirRrahmani #njëriprejnesh #pmtp????”, ka shkruar klubi i kuq./E.T

Të fundit

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Lajme të tjera

Web TV