Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Policia ka spostuar me mjet ngritës, 10 automjete të pushuara në mënyrë të gabuar, që kishin bllokuar vendqëndrimet e autobusave, korsitë e biçikletave si dhe ndëshkojë me masë administrative sipas dispozitave te kodit rrugor, secilin prej drejtuesve të këtyre automjeteve.
‘Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të ndërmarra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë vijuar kontrollet në akse të ndryshme rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve, që zënë hapësirat e dedikuara për vendqendrimet e autobuzave/korsive të biçikletave apo vendkalimet e këmbësorëve. Në vijim të veprimeve procedurale, janë spostuar me mjet ngritës, 10 automjete, të cilat janë zhvendosur në ambientet e këtij komisariati. Për secilin rast shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer verifikimet e dokumentacionit dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve, me masë administrative sipas dispozitave te kodit rrugor’, thuhet në njoftim.
Kontrollet në fushën e qarkullimit rrugor, vijojnë në të gjithë territorin e kryeqytetit, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet që cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve./E.T