Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar. Letra është adresuar si për klubin rrogozhinas, ashtu edhe për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në mesazhin e tij, Infantino përgëzon Egnatian për suksesin historik, duke e cilësuar këtë si një arritje të madhe që vjen si rezultat i përkushtimit dhe përpjekjeve të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit futbollistik.

“Ju lutem pranoni urimet e mia më të përzemërta për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Është një dëshmi e punës së palodhur, vendosmërisë dhe shpirtit të skuadrës që ka karakterizuar klubin gjatë gjithë kampionatit,” shkruan Infantino.

Presidenti i FIFA-s shfrytëzoi gjithashtu rastin për të falënderuar Presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit në Shqipëri. m.p.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV