Twitter (X) në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën.

Sipas të dhënave nga Downdetector, problemi ka arritur kulmin pak para orës 15:00, me mijëra raporte për ndërprerje të shërbimit në vende të ndryshme.

Në disa rajone, përdoruesit kanë pasur vështirësi për t’u kyçur në llogaritë e tyre, për të ngarkuar postime ose për të dërguar mesazhe.

Kompania nuk ka ofruar ende një deklaratë zyrtare për shkakun e këtij problemi. Një ndërprerje e ngjashme ndodhi më 10 mars 2025, kur Musk e cilësoi si një “sulm masiv kibernetik” të realizuar nga një grup i koordinuar ose një shtet.

Për momentin, disa përdorues kanë raportuar përmirësime të shërbimit, por ende ka pasiguri nëse problemi është zgjidhur plotësisht. Për ata që kanë vështirësi të qasen në platformë, përdorimi i një VPN mund të jetë një zgjidhje e përkohshme. m.p.

Të fundit

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

“Berisha flet si Maduro, po gënjen demokratët”

Gazetari Ardit Rada ishte i ftuar në “Off the Record” ku komentoi kërkesën e Sali Berishës drejtuar SHBA që të shpallë grupet kriminale në...

“Patronazhistët të shpallen të jashtëligjshëm”

Gazetari Poli Hoxha bëri në “Off the Record” një analizë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimit të opozitës për vjedhjen dhe...

“Na jep lekë, motorin dhe orën!” Rrëmbehet për 5 orë djali i biznesmenit

Pesë orët e kaluara në duart e rrëmbyesve të djalit të një biznesmeni nga Athina ishin të tmerrshme. Katër autorë e rrëmbyen atë dhe,...

Lajme të tjera

Web TV