10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit të Kukësit për të mbushur ujë të pijshëm për familjen e tij.

“Kemi 6 muaj pa ujë të pijshëm. Unë vijë çdo ditë këtu, fal xhamisë që na jep ujë, ka pas ditë që kam mbushur edhe nëpër lokale ujë’, tha Xhemal Matmuja, banor i fshatit.

Sipas tij, të njëjtin problem e kanë edhe nëntë familje të tjera të fshatit, të cilat, njësoj si ai, mbushin ujë në qytet.

“Ne jemi afro 9 familje dhe nuk po gjejmë rrugë zgjedhje’, tha ai. Xhemali thotë se ka kërkuar ndihmë nga Bashkia dhe Ujësjellësi, por ka marrë vetëm premtime.

“Shkojmë te bashkia na thonë se do bëhet shkojmë të ujësjellësi na thonë se nuk është punë për ne. Jemi ankuar të them të drejtën por kush na kryen pune?’, tha ai.

Bashkia dhe Ujësjellësi thonë se janë në dijeni të problemit dhe se po punojnë për të rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm për 10 familjet e fshatit Përbreg. m.p.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV