Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi i Lefkadhas në Greqi, kur një 30 vjeçar është rrëmbyer nga dallgët teksa notonte dhe ka ndërruar jetë. Moti ka qenë i keq këto ditë në vendin piktoresk dhe valët janë bërë të rrezikshme.
I riu ka qenë bashkë me miqtë e tij mesditën e sotme në plazhin Kathisma në Lefkada, kur është futur për t’u lartë por nuk ka dalë më nga uji. Shokët, kanë treguar se janë tmerruar kur e kanë parë 30 vjeçarin mes dallgëve.
Roja Bregdetare dhe Qendra Kombëtare për Ndihmë të Menjëhershme (EKAB), me ndihmën e Zjarrfikësve, arritën ta nxirrnin trupin e të riut nga deti dhe e dërguan me ambulancë në spitalin e Lefkadës, por fatkeqësisht ishte shumë vonë.
Mediat greke shkruajnë se për ironi të fatit, 30 vjeçari ishte me origjinë nga Trikala dhe kishte shkuar me pushime me miqtë e tij në Lefkada për të festuar festën e beqarisë.
Ata e kishin organizuar festën prej kohësh dhe sepse viktima do të martohej javën e ardhshme. Siç e do tradita, ai do të festonte me shokët e tij të afërt dhe partnerja me mikeshat e saj, por tragjedia tashmë ka ndodhur dhe të gjithë janë të tronditur. m.p.