Dramë në kampionatin kroat, Rijeka fiton titullin kampion me pikë të barabarta me Dinamon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kulminacion të paparë të sezonit në Superligën e Kroacisë, Rijeka u shpall kampion duke lënë pas Dinamo Zagrebin dhe Hajduk Splitin në garë. 

Kjo u bë e qartë pas ndeshjeve të sotme (e diel) të raundit të 36-të, para të cilave të tre ekipet e lartpërmendura kishin një shans për të fituar titullin e kampionatit. 

Rijeka priti Slaven Belupo në shtëpi dhe i duhej një fitore për të qëndruar në vendin e parë, të cilën e arritën me rezultat 2-0. 

Kështu, Rijeka nuk varej nga rezultatet e Dinamos dhe Hajdukut, të cilët luajtën përkatësisht kundër Varazhdinit dhe Shibenikut. 

Kjo është hera e dytë në histori që Rijeka fiton titullin e kampionatit kroat, pasi më parë e kishin fituar në vitin 2017. 

Përveç kësaj, Rijeka e ka fituar gjashtë herë Kupën e Kroacisë dhe dy herë Kupën e Jugosllavisë. 

Në të njëjtën kohë so, Dinamo Zagreb mposhti Varazhdinin me rezultat 1-0 me golin e Petar Sucic, ndërsa Rokas Pukštas i solli Hajdukut fitoren në Shibenik. 

Rijeka përfundoi e para me 65 pikë, njësoj si Dinamo e vendit të dytë, ndërsa Hajduku në të tretën me 63 pikë.  

Rijeka u shpall kampion për shkak të rekordit më të mirë në ndeshjet kokë më kokë me Dinamon./ D.C

Të fundit

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është…

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në këtë qark për kontributin në...

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë. Banka e Shqipërisë...

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për...

Lajme të tjera

Web TV