Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë bojleri që ishte duke çmontuar, në një apartament në zonën e Myslym Shyrit.
Për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë, ai ka humbur jetën në spital.
Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit./E.T