Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit.
Në zonën e jugut dhe në relievet kodrinore dhe kryesisht malore në lindje të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e pasdites. Më pas ka ndërprerje të reshjeve në të gjithë vendin.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 12 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 24 m/s. Ndërkohë deti do të jetë me vallëzime nga 3 deri 5 ballë.
Ja si do jenë temperaturat: