Lamtumirë Pirro Milkani!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani!

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në fushën e kinematografisë shqiptare.

Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua në degën e operatorit.

Karriera e tij në kinematografi përfshin regjinë e mbi 20 filmave artistikë dhe dokumentarë, duke përfshirë tituj të njohur si “Kur zbardhi një ditë” (1971), “Zonja nga qyteti” (1976), “Ballë për ballë” (1979), “Militanti” (1984) dhe “Ngjyrat e moshës” (1990). Përveç regjisorit, ai ka kontribuar edhe si skenarist, operator dhe producent.

Në vitin 1997, Milkani u nderua me “Çmim të Veçantë” për të gjithë krijimtarinë e tij artistike në Euro-Festivalin e Saint-Étienne, Francë. Në vitin 1987, ai mori titullin “Artist i Popullit”.
Në vitin 2024, Milkani mori diplomën e tij të Fakultetit të Filmit pas 63 vitesh, një ngjarje që u shënua me një ceremoni në Çeki.

Përveç karrierës së tij në kinematografi, Milkani ka pasur një periudhë si diplomat dhe ka kontribuar në organizimin e festivaleve të filmit.

Vepra e tij ka lënë një ndikim të thellë në kulturën shqiptare dhe do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e filmit. /kinematografiashqiptare/

Të fundit

Ardon Jashari i thotë “PO” Milanit, gati firma edhe me shqiptarin tjetër

Në Milano janë ditë më të vërtetë të nxehta në këtë merkato vere, me Igli Taren që e ka...

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë migrantë – por s’do të ndihen të mirëpritur

Friedrich Merz po përpiqet në mënyrë të pamatur të ringjallë një program të diskredituar të pasluftës: atë të “punëtorëve të ftuar”. Chris Reiter dhe Will...

“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë

Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e...

Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën si pikën e parë të...

Rinumërimi/ Ish-deputeti i PD: Detyrohemi për një ndjesë të madhe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, me anë të një postimi në Facebook, reagoi pas rinumërimit të votave në Tiranë, duke theksuar se “të...

Lajme të tjera

Web TV