Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia

Zëri që del nga gryka e Olgës i ngjan ulërimës së një luanëshe. Vrapon drejt autobusit. Pastaj Andriy përqafon fort vogëlushin Vadym, sikur të mos donte ta lëshonte më kurrë. Ai ishte ende në barkun e Olgës kur Andriy u kap rob. Vite, muaj, javë, ditë.

“E ndjeja që këtë herë do të kthehesha”, thotë ai. Ky është grupi i dytë nga shkëmbimi masiv i një mijë për një mijë robër midis Moskës dhe Kievit. Dje ishte radha e 307 të tjerëve. Ushtarë të forcave të armatosura, të shërbimit të rojes kufitare dhe të gardës kombëtare, por edhe 27 luftëtarë që kishin mbrojtur Mariupolin dhe kishin luftuar në Donetsk, Kherson, Kharkiv, Zaporizhzhia dhe Luhansk, shpjegon me mirësjellje Petro Jazenko, oficer i GUR-it, inteligjencës ushtarake.

Më i riu në grup është 25 vjeç, më i moshuari 61. Të gjithë duken të paktën dyfish më të vjetër se mosha që kanë fytyra të shkatërruara, të lodhur, të zverdhur, të dobët, me kokat e rruara. Tërësisht të hutuar teksa zbresin nga katër autobusët që i kanë sjellë nga kufiri në spitalin e Çernihivit.

Këtu, përpara se të rikthehen në jetën e tyre, do të marrin trajtim mjekësor, ndihmë, dhe do të intervistohen. “Mos u bëni pyetje për torturat që kanë pësuar apo për kushtet e robërisë, nuk kanë parë ende psikologët. Dhe, mbi të gjitha, mos u flisni në rusisht mund të tremben”, u kërkon sërish Petro gazetarëve.

”Ju lutem, tregohuni të respektueshëm. Këta burra kanë kaluar ferrin.” Shumë prej tyre nuk kanë as idenë më të vogël se si po shkon lufta apo çfarë ka ndodhur në botë muajt dhe vitet e fundit. Nuk e dinë që Putini ende pretendon se do të përkulë Ukrainën.

Rreth rreshtit të ish-robërve mblidhet një turmë. Janë kryesisht gra që mbajnë në duar fotografitë e të afërmve të tyre të zhdukur. Kërkojnë dëshpërimisht ndonjë lajm.

Lexo edhe :  Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

“E ke parë, e keni parë ndonjëherë?”, thërret e dëshpëruar Olena. Ndoshta dikush ka qenë në të njëjtën qeli me vëllanë e saj, i zhdukur prej dy vjetësh në frontin e Khersonit. Por asgjë.

Ajo përqafohet fort nga Svitlana dhe Ludmilla, që përpiqen ta ngushëllojnë, ndërsa një vullnetare shpërndan ujë në gota të bardha plastike, dhe ato telefonojnë në shtëpi për të thënë:

“Jo, as këtë herë nuk pati fat”. Gazetarët lëvizin nëpër turmë, me kamera, objektiva dhe mikrofonë. Është një nga momentet historike të kësaj lufte. Askush, as më ciniku, nuk arrin të qëndrojë indiferent përballë kaq shumë emocionesh.

Lotët e gëzimit të Olgës përzihen me ato të dhimbjes së Olenës. Por edhe me lotët e zemërimit të Aleksey-t, i cili që prej vitit 2022 kërkon djalin e tij, pa sukses. Ka mjekrën e gjatë. “Nuk do ta rruaj derisa ai të kthehet”, thotë ai.

Procedura parashikon që familjarët të mos lajmërohen paraprakisht për lirimin e robërve. Kush mundet, kur dëgjon për ndonjë shkëmbim, vjen. Por derisa të hapen dyert e autobusëve, nuk ka asnjë siguri.

“Isha e bindur që sot do të përqafoja Olegun tim”, psherëtin Helena, rreth të tridhjetave, ndërsa bie në gjunjë pasi kupton se ai nuk është aty.

Ngrihet sërish: “Takova një shok brigade të tij që më tha se e kishte parë në burg. Do të thotë që është ende gjallë. Është hera e parë në një vit që kam një lajm për të.” Është shpresë, përveç gëzimit, dhimbjes dhe zemërimit.

Andriy vazhdon të rrotullohet në bar me vogëlushin Vadym, edhe pse ka filluar të bjerë shi. Më shumë lot që përzihen me buzëqeshje dhe përqafime. Më në fund, dikush i jep një portokall të qëruar. “Nuk e mbaja mend më se çfarë shije kishte lumturia.” m.p.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV