Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën.

Kushtetuta parashikon se afati për mbylljen e punimeve është 9 korriku, e deri atëherë, duket se përplasjet në sallën e Kuvendit nuk do të mungojnë.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka thirrur deputetët në një seancë plenare ku votat e ligjvënësve nuk do të shkojnë për të miratuar akte juridike, por burokratike. Referuar urdhërit që mban datën 22 maj, Spiropali kërkon që 140 parlamentarët të shkojnë në sallë për të miratuar procesverbalin e seancës së fundit plenare, seancë e cila nuk kaloi pa debate.

Taulant Balla qëlloi të ishte fitues i këtij basti publik dhe në aulë do të rikthehen ata që nuk fituan zgjedhjet, së bashku me ata që nuk arritën të fitonin as një mandat parlamentar, ku minutazhi i shkurtër i rendit të ditës do të tregojë edhe qasjen e opozitës ndaj mazhorancës.

Kjo marrëdhënie e kushtëzuar me Parlamentin pas zgjedhjeve të 11 majit do të fillojë të kristalizohet edhe më shumë javën e ardhshme, ku opozita do të duhet të përballet që tani me socialistët fitues të mandatit të katërt./E.T

Të fundit

Produktet e stinës mbushin tregjet, por nuk ulen çmimet

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës...

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul. “Putini nuk është i interesuar...

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik Eric Cantona. Por midis të...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Lajme të tjera

Web TV