Mohamed Salah, “Futbollisti i Vitit”: Dua të vijoj të shkruaj histori…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mohamed Salah është i vendosur të shkruajë histori te Liverpuli, pasi sulmuesi kryesor i kampionëve të Anglisë shtoi se nuk ka qenë kurrë më i lumtur gjatë tetë viteve në “Anfield”. Egjiptiani u kurorëzua Futbollisti i Vitit nga Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit për herë të tretë për rolin e jashtëzakonshëm që luajti në ndihmën që i dha Liverpulit për të fituar Premier League.

Egjiptianit i duhen dy gola në ndeshjen e fundit të Liverpulit në shtëpi kundër Crystal Palace për të vendosur një rekord në Premier League. Ai ka bilancin më të mirë për një fushatë prej 38 ndeshjesh, por mund ta kalojë bilancin prej 47 ndeshjesh, i cili aktualisht mbahet nga Endi Kol dhe Alan Shirer. “Do të thotë shumë të fitosh këtë çmim”, tha Salah, i cili ishte vlerësuar më parë në vitet 2018 dhe 2022.

Verstappen mbetet jashtë podiumit, Norris triumfon në Monako dhe tremb shokun e skuadrës në luftën për titull!

“Është e pabesueshme të shohësh emrat dhe është kaq e veçantë. Jam këtu sepse kemi fituar Premier League dhe kam pasur atë ndikim në ekip. Ditën që e fituam (kundër Totenhemit), sinqerisht, nuk jam ndjerë kurrë kaq i lumtur dhe festimet kur e fituam ishin të mrekullueshme.

Por dua të shënoj sa më shumë gola dhe asiste! Shpresoj të jem përsëri këtu sezonin e ardhshëm. Dua ta fitoj Premier League edhe një herë dhe Ligën e Kampionëve përsëri”, tha ai. m.p.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV