Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht ditët e numurimit të kutive të votave. Ishte “treni bullgar”, termi më trashanik që nuk lidhej dhe nuk lidhet fare me realitetin shqiptar. Në çdo fushatë elektorale, Berisha, do ta gjejë një “kleçkë”. Njëherë thotë “diktaturë, pastaj shtet monopartiaik si në Kinë apo Korenë e Veriut”, pastaj i kthehet varianteve lindore. Si njohës shumë i mirë i realiteteve lindore dhe veçanarisht atyre postkomuniste, kryetarit të PD, i duhej patjeter futja në përdorimin e skenarit kundërshtues të rezultatit, “treni bullgar”. Dikush që nuk ja dinte kuptimin, dyshonte se “bullgarët mund të jenë ndikues në rezultatin humbës të PD”. Ama dikush tjetër që e njeh si praktikë elektorale, duhet ta dijë se, në fushatat tona elektorale, apo dhe rezultatet e tyre, nuk ka vend fare për terma dhe marifete të tilla. Shqiptarët votojnë me mëndje dhe zemër, votojnë me përkatësi politike të patundur, dhe nuk ndikohen më as nga “thesi i miellit” dhe as nga “50 eurot e blerjes së 1 vote”. Ajo kohë ka ikur dhe ka perënduar qysh në 2013. Partia Demokratike ka humbur deri sot nja 10 palë zgjedhje, duke mos vënë në “kandar” fitoret e saj qysh nga 1992 apo 2005. Mendoj dhe besoj se ato nuk kanë qenë 100 per qind fitoret e saj. Pavarsisht kësaj, kjo PD, ka rezulton se është humbëse seriale e zgjedhjeve vendore dhe qendrore përballë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Atëhere, pse Berisha na futi në qarkullim mediatik “trenin bullgar” ? Natyrisht i duhej një shkak, një marifet, një arsye se përse humbi ai, dhe fitoi Edi Rama. Nëse ka vend dhe popull, ku adoptimi i skenareve dhe marifeteve të çdo lloji për të fituar zgjedhjet nuk hyjnë në punë, kjo është Shqipëria dhe këta janë shqiptarët. Sali Berisha e konstatoi vetë këtë realitet, qysh kur gaboi në marrjen e LaCivitas, duke paguar një thes me para për lobimin e tij amerikan. Nuk “pijë më ujë” në Shqipëri, as ardhja e ndonjë amerikani, dhe as përdorimi i marifeteve të tilla me ‘tren bullgar apo tren kinez”. Realiteti tek ne nuk ndikohet fare nga kombinacione të tilla. Shqiptarët, ose të votojnë, ose nuk të votojnë. Dhe diçka tjetër. Duke harruar se koha ka ndryshuar, ashtu siç ka ndryshuar dhe mentaliteti mendor dhe politik edhe tek shqiptarët, Berisha akoma përjeton “blerje votash dhe vjedhje votash”, duke e ditur se shkaku kryesor i humbjeve elektrorale , mbetet pikërisht ai dhe shpura drejtuese e asaj partie. Lereni “trenin bullgar”, por shikoni lokomotivën tuaj, që nuk ka tren ti shkojë pas.

Të fundit

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia,...

Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia Zëri që del nga...

Mohamed Salah, “Futbollisti i Vitit”: Dua të vijoj të shkruaj histori…

Mohamed Salah është i vendosur të shkruajë histori te Liverpuli, pasi sulmuesi kryesor i kampionëve të Anglisë shtoi se nuk ka qenë kurrë më...

PD ka një plan për Alimehmetin për të fituar mandatin në tavolinë

Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike...

‘Shesim lirë, sundojmë më shpejt’, bosi shqiptar i kokainës sfidon policinë britanike

Një bos shqiptar droge ka zbuluar arsyen pse beson se policia britanike nuk do t'i mposhtë kurrë bandat që kontrabandojnë kokainë në Mbretërinë e...

Lajme të tjera

Web TV