Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili pretendonte se në lokalin e tij gjendeshin gjurmë të manipulimit të votave përmes fenomenit të Trenit Bullgar.

Report TV udhëtoi drejt Pekishtit, për të biseduar me personin që u kthye në shënjestër të zulmeve të opozitës e për të marrë versionin e tij.

Kryeplaku i fshatit thotë se fletët e gjetura nga eksponentët e PD-së, ishin imitim të fletëve të votimit, që përdoren për të edukuar zgjedhësit për mënyrën e saktë të votimit në ditën e zgjedhjeve.

“Ato letra si lija aty po të ishin me probleme. Këto janë letra që i kanë të gjithë lokalet, dyqanet se ata atë punë kanë t’i shpërndajnë letrat”, thotë Beqiri.

Mohon që listat e zgjedhësve, të gjetura në bar-kafen e tij të vogël, të jenë përdorur për qëllime partiake. Si kryeplak, ai kishte detyrën t’i afishonte në vend-ndodhjet e qendrave të votimit.

“Unë shkova te shkolla për të vënë letrat (listat e votuesve) dhe më tepruan, nuk mund tja lija kalamojve atje, i solla këtu, se unë nuk kam zyrë”, shtoi ai.

Një pretendim i opozitës ishte edhe gjetja e disa kartave të identitetit. Por edhe këtu, kanë dalë blof.

“Policia më ka marrë portofolin, kodin fiskal Italian, të bankës dhe doktorit dhe patenta, ka nxjerrë që kam karta id, ku janë? Këtu ska rob, jo karta identiteti, ato ishin të gjitha me një emër. Ti thuash atje që I ka ble karta identiteti robve, ta cosh 35 milionë lekë, ku I gjete? Janë sekuestru 2 m ilionë e 800 milekë se unë kam edhe nëjë pikë funerale, bëra një vdekje në shezë, noma e mitat tabakut, mka dhënë 850 mijë, edhe kunata ime më ka dhënë lek me I la shtëpinë se rri në itali, cdo shpi ka 1 milionë lekë se të bie një hall”, nënvizoi Beqiri.

Lexo edhe :  Vota emigrantëve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

I vënë në shënjestër si një njeri që i ka shërbyer Partisë Socialiste, Beqiri mohon të ketë pasur rol, qoftë edhe ndikues te bashkë-fshatarët e tij për zgjedhjet e së dielës së 11 majit.

“Unë nuk jam as majtas as djathtas, unë jam një kryetar këshilli ishërbej këtyre pak njerëzve majtas e djathtas, kur kanë nevojë, kur kanë ndonjë problem vete nuk merrem me letra false, robt e dinë vetë se ca bëjnë, nuk kanë pse më dëgjojnë mua, e dinë në kutinë e votimit”, shtoi ai.

Ata që pretendojnë se i gjetën në flagrancë dëshmitë e “Trenit Bullgar” thotë se do ta kenë përballë, jo në betejë elektorale, por atë për të vërtetën.

“Ai është një armik për mua, më ka kthyer shtëpinë nga e mbrapta, unë jetoj me gruan këtu, shteti për këtë person të marrë masë. Unë nuk tërhiqem, as skam vrarë as skam vjedh”, thotë ai.

Edhe organeve ligj-zbatuese iu desh vetëm 24 orë kohë për të rrëzuar pretendimet e Sali Berishës. Në një njoftim zyrtar të premten, policia tha se fletët e gjetura në lokalin e Dervish Beqirit ishin false dhe jo reale duke rrëzuar kështu edhe zyrtarisht pretendimin e demokratëve për Trenin Bullgar.

Edhe vetë denoncuesi kreu i PD Elbsan Bledi Himçi kur u pyet nga gazetarët a kishin apo jo fletët vula, pranoi edhe me zë atë që duhej qartë, se fletët ishin pa vula.

Mungesa e vulës, edhe nëse fletët e votimit janë të plotësuara, e do të përfundonin në ndonjë kuti votimi, i bën ato të pavlefshme, pasi lehtësisht kontestohen nga çdo numërues. m.p.

Të fundit

Produktet e stinës mbushin tregjet, por nuk ulen çmimet

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës...

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul. “Putini nuk është i interesuar...

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik Eric Cantona. Por midis të...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Lajme të tjera

Web TV