Tenton t’i ikte policisë me 25 kg kokainë, shqiptari përplaset me shtyllën dhe humb jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Nettuno të Italisë pasi u përplas me një shtyllë telefonike gjatë një ndjekjeje policore. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:30, në zonën Tre Cancelli të qytetit afër Romës.

Sipas burimeve nga policia italiane, dy automjete që udhëtonin me shpejtësi të lartë kaluan përpara dy patrullave të policëve civilë. Njëra prej patrullave ndoqi një nga makinat, e cila u ndalua pak minuta më vonë dhe në të ndodhej një shtetas italian 26-vjeç. Ndërsa patrulla tjetër filloi ndjekjen e një makine të tipit Fiat 500, që drejtohej nga shqiptari 38-vjeçar.

Gjatë ndjekjes, makina e shqiptarit hyri në një rrugë të paasfaltuar, duke ngritur një re të madhe pluhuri që pengoi dukshmërinë. Në përpjekje për të shpëtuar, automjeti humbi kontrollin, u përplas me një shtyllë telefoni dhe më pas u përmbys.

Pas aksidentit, policia iu afrua për t’i dhënë ndihmën e parë, por, për fat të keq, shqiptari kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake rezulton se në makinën e tij u gjet një çantë me 23 pako që përmbanin gjithsej 25 kilogramë kokainë. Trupi i viktimës u dërgua në Poliklinikën Tor Vergata për autopsi, ndërkohë që shtetasi italian është arrestuar për posedim droge me qëllim shpërndarje dhe ndodhet në pritje të masës së sigurisë nga gjykata. m.p.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Dario Llukaçi, “shershe la fam’ që fitoi zemrat e publikut

Nga Leonard Veizi Ka aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që hyjnë në panteonin e artit duke...

Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Turistët që udhëtojnë këtë verë drejt Evropës duhet të kenë më shumë kujdes se kurrë më parë jo vetëm me kremrat e diellit, por...

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para të ditës do të jenë...

Fillestarët apo shoferët e vjetër: Kush i kryejnë shumicën e aksidenteve në Shqipëri?

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas të dhënave të INSTAT grupi...

Lajme të tjera

Web TV