Trajneri Inzaghi largohet nga Interi pas ofertës marramendëse!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ebujshme! Simone Inzagi do të jetë trajneri i ri i Al Hilal. Në Arabinë Saudite e bëjnë të kryer marrëveshjen mes palëve, që e largon 49-vjeçarin nga Interi.

Trajneri italian mesa duket nuk ka pyetur as për finalen e Champions, duke pranuar ofertën marramendëse. Inzagi pritet të përfitojë 25 milionë euro në sezon.

Kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027. Inzagi nuk do të ketë kohë për pushime, pasi Al Hilal luan në Botërorin e klubeve.

Tek Interi ndërkohë largohet edhe pse kishte një tjetër vit kontratë. Ndeshja e lamtumirës do të jetë ajo me PSG-në në finalen e Champions-it, pikërisht më 31 maj. Lajmi nuk mund të kalojë pa ndikuar psikologjikisht te ekipi zikaltër, edhe pse një finale Championsi e fituar, është ëndrra e secilit prej lojtarëve.

Trajneri largohet pas një cikli fitimtar, pavarësisht si do të shkojnë gjërat në Mynih dhe po kështu, pavarësisht faktit që titulli kampion në Serie A, u iku nga duart në ndeshjen e parafundit. Si timonier i Interit fitoi 1 titull në Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa. m.p.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV