A do ketë rritje pensionesh në 2025? Ekspertët e ekonomisë japin informacionet e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pensionistët presin me shpresë rritje të pensioneve në vitin 2025. Ekspertët e ekonomisë shprehen skeptikë për një përmirësim të menjëhershëm. Reforma e premtuar për skemën e pensioneve ka mbetur pezull, ndërkohë që në buxhetin e miratuar nuk është parashikuar asnjë fond për indeksim. Ekspertë si Kujtim Hoxha dhe Teuta Nunaj paralajmërojnë se skema aktuale është në krizë të thellë dhe kërkon rishikim të menjëhershëm, ndërsa institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN kanë theksuar nevojën për ndryshime thelbësore. Qeveria pritet të japë një bilanc në shtator, por pa një strategji të qartë, e ardhmja e pensioneve mbetet e pasigurt. Z.Hoxha thotë se reforma e pensioneve e cila ka filluar një vit më parë ka ngelur pezull.

Detajet

Ai deklaroi se në vitin 2025 në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë lekë për indeksimin e pensioneve. Hoxha tha se Banka Botërore dhe FMN i kanë dhënë sinjal qeverisë se skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshojë dhe se statistikat tregojnë se kjo skemë është krejtësisht e rrënuar kështu siç është, por se teknikët duhet të shprehin mendimet e tyre se si do dalin nga kjo gjendje. “Reforma e pensioneve ka filluar një vit më parë, duke pasur parasysh problematikat gjatë rrugës, por edhe fushatën zgjedhore që ka filluar më herët se parashikimet ligjore, është parë e arsyeshme nga qeveria aktualisht nuk kemi asnjë informacion se çfarë u bë me pensionet. Kryeministri tha se në 1 tetor do të niste reforma e pensioneve, gjë që nuk ndodhi se për një ligj do 3-4 muaj për tu hartuar, por në afatin kohor ishte e pamundur të realizohej. Edhe ndërkombëtarët Banka Botërore dhe FMN, i kanë dhënë sinjal qeverisë se skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshojë. Këto sinjale kontestoheshin herë pas here dhe nga grupet e interesit për atë rezultat që do të arrihej.

Banka Botërore tërhoqi vëmendjen për numrin e punonjësve që punojnë në të zezë dhe sipas INSTAT punonin 1.3 milionë njerëz, por derdhnin kontribute 800 mijë dhe ju kërkua qeverisë që të marrë masa që të rriten kontributet. Të punësuarit në sektorin privat nuk derdhin kontribute mbi pagën reale, por mbi pagën minimale. Në këtë fazë u dha ideja që personi social të jepet në raport me vitet që kanë. Një qytetar që sot nuk merr pension social për shkak se nuk ka plotësuar 15 vjet dhe as moshën 70 vjeç, parashikohet me sa vite që ka, 3, 4 vjet, të trajtohet në këto raporte. Kjo e bën shumë shqetësuese skemën e sigurimeve shoqërore. Duhen pasur parasysh që ligjvënësi të shpallë objektivat se pse bëhet, se ligjin e kemi, çfarë do të bëhet, do të jetë thjesht për të përmirësuar situatën financiare të buxhetit të shtetit. Të ardhurat e qytetarëve kjo është më e rëndësishme.

Lexo edhe :  Pse Berisha ka frikë ta pranojë publikisht se deputetët e tij braktisën fushatën?

Statistikat tregojnë se kjo skemë është krejtësisht e rrënuar kështu siç është, por teknikët duhet të shprehin mendimet e tyre se si do dalin nga kjo gjendje. Unë shoh se dhe aktorët politikë në këtë fushatë shpallën objektivat e tyre. Askush nga këto dy partitë që janë sot, ose njëra që ka shumicën në parlament, nuk ka shprehur interes, për interesin e qytetarëve. Nuk do të ketë rritje deri në vitin 2030. Në vitin 2025 që jemi sivjet, në buxhetin e shtetit të miratuar nga parlamenti, nuk është parashikuar asnjë lekë për indeksim. Edhe mund të bëhet se gjithmonë në shtator qeveria bën bilancin. Gjyqtarë dhe kryetarë bashkie nuk gjejnë dokumentet para vitit 2011. Heqja e tavanit duhet të bëhej, por në momentin që do të krijoheshin kushtet për të standardizuar kushtet dhe kontributet sipas individëve. Është e padrejtë që një ushtarak merr pension 650 euro dhe një minator 230.

Nunaj: Duhet rishikuar skema e pensioneve për të zgjidhur problemet ekzistuese

Nga ana tjetër Teuta Nunaj thotë se është folur gjatë për skemën e pensioneve dhe theksi është vendosur te rishikimi i skemës, për tu bërë një reformë që do të zgjidhte ato probleme që janë ekzistuese. Ajo deklaroi se në atë që është thënë në diskursin publik nuk është folur për ndryshimin e skemës, por për një mori problematikash të pazgjidhura nga reforma e 2014. Sipas saj, thelbi nuk do jetë ndryshimi i skemës, por zgjidhja e problemeve aktuale që ka skema. “Pritej që në fund të dhjetorit të kishte një raport nga institucionet shqiptare dhe Banka Botërore për t’i bërë skanerin situatës së skemës së pensioneve.

Duhet të identifikohet se cila është gjendja dhe problemet dhe për të realizuar një reformë të re, që parashikon zgjidhjen e problemeve dhe ndihmesë për të përballuar kërkesat në rritje. Numri i pensionistëve çdo vit vjen duke u rritur, por është një numër që përballohet shumë pak nga kontributet shoqërore. Thelbi nuk do jetë ndryshimi i skemës, por zgjidhja e problemeve aktuale që ka skema. Me ndryshimet e skemës së vitit 2014 është hequr pensioni maksimal, por shihet numri i viteve dhe vlera kontributive, pasi më parë merrej paga më e lartë e tre viteve në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht gjithë ata individët burrë apo grua që kanë mbushur moshën por nuk kanë përmbushur 15 vite kontribute, dalin me pension social. Kur të marrësh pensionin social mund të marrësh një vlerë plus, në varësi të viteve kontributive. Heqja e tavanit ka qenë lajm shumë pozitiv për skemën e pensioneve”, tha ajo./kb

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV