Zyrtarja e PD/ Kam prova se Tabakut ia blenë votat oligarkët! ‘Sudes’ i erdhi goja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adriana Kalaja këmbëngul se Jorida Tabakut ia kanë blerë votat oligarkët dhe Edi Rama.

Ajo thotë se ka prova dhe nuk se nuk flet pa fakte.

“Në vend të një replike………

Më thonë se qenkan shqetësuar “fansat” e Sudes e paskan filluar sulmin ndaj meje.

Të paprecedentë.

Natyrisht me sponsorizim të pushtetit dhe oligarkëve.

Paburrërisht në fakt.

Ashtu siç dinë ata.

Pa praninë time.

Për ta mbyllur këtë temë (jo si çështje se ajo do shkojë deri në fund por këtu në fb), se nesër kemi punë të tjera, për mua korrupsioni dhe krimi, aq më pak ai elektoral nuk kanë ngjyrë dhe se unë politikën e shoh si moral.

Meqenëse sot pashë që Sudes “i kishte ardhë goja”, dhe që në të gjithë atë rrëfim që më sollën miqtë, kishte thënë shumë, por nuk kishte thënë asgjë, dhe se sulmi mediatik i sponsorizuar ndaj meje vijon, vendosa të jap disa sqarime:

Së pari, unë nuk bëj kompromis me të parimet e mia.

Së dyti, unë akuzoj vetëm bazuar në të vërteta e prova.

Së treti, mua nuk më shtyn askush, me apo pa pagesë, me sms gjatë apo para emisionit.

Që të mos Ju lodh më shumë, ja ta zemë se unë e kam gabim dhe po akuzoj pa fakte e prova?

Çojini fjalë mbrojtësve të Sude Yuridës, se mirë do ishte të rekomandonin “miken” e tyre që t’i drejtohet Gjykatës me padi civile apo penale për shpifje, por para se ta bëjë këtë  të shkoj në SPAK e të dorëzojë:

1. Celularin, gjithë mjetet e komunikimit dhe ato elektronikë.

Lexo edhe :  Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

2. Pamjet filmike të numërimit në KZAZ.

Upssssss se harrova.

Të nxjerë dhe letrat sesi e përfitoi falas vilën në Hamallaj, se kam që në shtator të 2021 që ja kerkoj…..

Ata e dinë se unë nuk tërhiqem kur i futem një gjëje.

Kaq për sot.

Shihemi së shpejti…..

PS: Këta të paburrat që marin përsipër të më sulmojnë në mungesë, i ftoj në debat te emisioni i tyre apo diku tjetër në ditën dhe televizionin që ata duan”, shkruan ajo, ndërsa ka postuar një foto me pistoletë./e.t

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV