Donald Trump: Çfarë dreqin po ndodh? Putin është çmendur totalisht e po vret njerëz kot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  shprehu pakënaqësinë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pas sulmit të fundit ajror në Ukrainë, i cili konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës.

Në një reagim të rrallë, Trump u shpreh: “Çfarë dreqin i ka ndodhur? Po vret shumë njerëz.” Më vonë ai e quajti Putinin “absolutisht të çmendur”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më parë se heshtja e Uashingtonit ndaj sulmeve të fundit ruse po inkurajonte Putinin.

Të paktën 12 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Ukrainë gjatë natës së së dielës, pasi Rusia lëshoi 367 dronë dhe raketa, numri më i lartë në një natë të vetme që kur Putini nisi një pushtim në shkallë të plotë në vitin 2022.

Sirenat ajrore që paralajmërojnë për dronë dhe raketa u dëgjuan përsëri në shumë rajone të Ukrainës mëngjesin e së hënës.

Duke folur me gazetarët në New Jersey, Trump tha për Putinin: “E njoh prej kohësh, gjithmonë kam shkuar mirë me të, por ai po dërgon raketa në qytete dhe po vret njerëz, dhe kjo nuk më pëlqen aspak”.

I pyetur nëse po shqyrtonte rritjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë, Trump u përgjigj: “Absolutisht”. Presidenti amerikan ka kërcënuar vazhdimisht ta bëjë këtë më parë, por ende nuk ka zbatuar ndonjë kufizim kundër Moskës./e.t

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV