Festivali i Filmit Kanë 2025: Një listë me filma që nuk duhet t’i humbësh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e fundit e Festivalit të Filmit në Kanë 2025 u shënua nga një ndërprerje e energjisë elektrike në të gjithë rajonin dhe kjo u raportua si një akt sabotimi. Megjithatë, sërish, kjo nuk do të thotë se në festivalin e rëndësishëm nuk u prezantuan prodhime shumë të mira kinematografike.

“Amrum”

“Amrum” është një dramë prekëse poetike, e cila na çon në Luftën e Dytë Botërore dhe na bën të mësojmë më shumë mbi historinë e pazakontë të një 12-vjeçari, i cili na krijon simpati dhe keqardhje. “Amrum” sjell rrëfimin e jetës së një djali, i cili në rrethana të tjera do të kishte një fëmijëri krejt të zakonshme, por në luftën e përgjakshme, kupton se në rrënjën e së keqes qëndron njeriu. Mënyra e vetme për të lënë pas të keqen është të njohësh burimin e saj.

“Bono: Stories of Surrender”

Në filmin e realizuar me mjeshtëri nga Andreë Dominik, bazuar në shfaqjen solo të vitit 2022 të anëtarit të grupit U2, Bono rrëfen historinë e jetë së tij, duke na treguar për ambiciet, famën, bamirësinë, pasionet, hipokrizinë dhe demonët e tij.

“The Chronology of Water”

Debutimi regjisorial i Kristen Stewart-it bazohet në kujtimet e Lidia Yuknavitch, e cila tregon se si u rrit në një familje ku përjetoi abuzim seksual dhe si u përpoq të largohej nga trashëgimia e kësaj traume, përmes notit, drogës, seksit dhe mënyrave të tjera të arratisjes. Në fund, ajo zgjodhi shkrimin.

Stewart e paraqet këtë histori si një seri momentesh të sakta, që të mbeten në kujtesë. Ndërkohë, interpretimi mahnitës i Imogen Poots përcjell jo vetëm urinë e Lidia-s për jetën dhe lumturinë, por edhe pjesëzat e thyera brenda saj.

“Eddington”

Thriller-i vjen nga regjisori guximtar Ari Aster dhe sfidon kinemanë në përgjithësi, siç Ari-t i ka hije. Ngjarjet zhvendosen në qytetin e shkretë të Eddington-it, gjatë verës së Covid-it në vitin 2020. Një sherif lokal, Joe Cross (Joaquin Phoneix) refuzon të mbajë maskë dhe pas këtij mendimi dhe refuzimi, fshihet një pamje më e gjerë e Amerikës, e cila varet nga zemërimi, kultet dhe teoritë konspirative.

“Highest 2 Lowest”

Spike Lee e ka çuar “High and Low” të Akira Kurosawa-s në një tjetër nivel, ndërsa transmeton edhe situatën për drejtimin që po merr kultura. Filmi rrëfen historinë e David King (Denzel Washington), i cili pas një situate sfiduese dhe kaotike, risheh përparësitë e tij dhe kreativitetin.

“Homebound”

Ky është një film që nuk duhet ta humbësh! Të rinjtë e varfër që përpiqen të shpëtojnë nga rrethanat në të cilat fati dhe të tjerë faktorë i kanë çuar, krijojnë një portret të ndjerë karakteresh, si dhe ngrenë një akuzë të fuqishme karshi Indisë në të cilën jetojnë.

Lexo edhe :  8 mënyra si ia pret vetë rrugën suksesit tënd (pa e kuptuar fare)

“Homebound” është ndërtuar në frymën e një drame sociale tradicionale të Bollywood-it, që do të thotë se përmban deklarata të gjera politike, të paraqitura pothuajse drejtpërdrejt në kamera, duke transmetuar gjithashtu edhe idetë dhe përpjekjet e rinisë.

“It Was Just an Accident”

Njëjtë si regjisori iranian Jafar Panahi, edhe pesë personazhet kryesore në filmin e tij, kaluan kohë në burg dhe dolën me idetë e qarta për të luftuar. Secili prej këtyre personazheve betohet se do ta njihte direkt prokurorin që i çoi drejt torturës, edhe pse nuk e panë kurrë me sy. Prokurori kishte vetëm një këmbë dhe kur dikush shkon te garazhi ku punon Vahid-i (Vahid Mobasseri), nisin të bëhen llogaritë. Drama ka ritëm të ngadaltë, skena udhëtimi, sarkazmë, humor, si dhe absurditet alla Samuel Beckett.

Gjithashtu, të rikujton filmat me hakmarrje të Quentin Tarantino-s. Historitë personale të personazheve u frymëzuan nga ato që Panahi dëgjoi gjatë kohës që ishte në burg.

“The Love That Remains”

Mendjet çoroditen dhe situatat bëhen gjithnjë e më surreale. Këtë ndjesi të jep regjisori Hlynur Pálmason me filmin “The Love That Remanis”, duke sjellë një mozaik skenash të dhimbshme, por edhe të mbushura me humor, të cilat tregojnë për një martesë, e cila ndërsa gruaja përpiqet ta mbajë të qendrueshme, bëhet gjithnjë e më e paqendrueshme.

“The Mastermind”

Kelly Reichardt ofron një përgjigje të zgjuar ndaj dramës të zakonshme të një grabitjeje që shkon keq. Një njeri tejet i zakonshëm përjeton situata të ndryshme, në një film aspak moralist, i cili të dhuron ndjesi të veçanta dhe pikëpamje të ndryshme. Praktikisht, bota nuk të detyron të bësh asgjë, por nëse ti i vjedh asaj, edhe ajo do të të vjedhë ty.

“My Father’s Shadow”

Filmi është fantastik, ndonëse ka një strukturë mjaft të thjeshtë. I shkruar nga vëllezërit Akinola dhe Wale Davies, rrëfen një ditë në jetën e dy djemve të rinj që udhëtojnë me babain e tyre nga një fshat i vogël në zonat rurale të Nigerisë drejt kryeqytetit Lagos. Megjithatë, ndërsa publiku futet në këtë dramë intime dhe me vëzhgim të kujdesshëm, zbulon dhe dhunën dhe konfliktin që gëlojnë në sfond.

“Nouvelle Vague”

Në këtë dokumentar-dramë, duket sikur Jean-Luc Godard (Guillaume Marbeck), me syzet e diellit që nuk i heq kurrë, është ringjallur para nesh. Filmi na vendos në Parisin e vitit 1959, në rrugët, kafenetë dhe dhomat e hoteleve të hoteleve ku u xhirua filmi “Breathless”. “Nouvelle Vague” do të të dhurojë ndjesinë sikur je futur në makinën e kohës dhe po sheh teksa merr jetë një ndër kryeveprat e kinemasë./E.Ç

Të fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD, e cila kërkoi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, të cilin...

Zbulohet kostoja e operacionit të Kris Jenner, i cili e “rinoi” 30 vjet!

Edhe pse procedura e saktë që e “rinoi” Kris Jenner me 30 vjet ende nuk është zbuluar, People raportoi se ndërhyrja është bërë nga...

A po afrohet një Luftë e Tretë Botërore?

Nga Patrick Wintour/ The Guardian Dy javë pasi ish-aleatët, në një botë gjithnjë e më e ndarë, përkujtuan veçmas 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së...

Deputeti i PD: Si i gënjeu Berisha demokratët tre vite më parë

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj, tha se në zgjedhjet e 11 majit nuk kishte garë mes partive. Në një lidhje intervistë me moderator Aleksandër Furxhi, Xhaferraj...

14 shtete ngrenë padi kundër Musk për shkurtimet e shpenzimeve federale

Gjyqtarja amerikane Tanya Chatkan i ka lejuar një grupi prej 14 shtetesh të ngrenë një padi kundër përpjekjeve të miliarderit Elon Musk për të...

Lajme të tjera

Web TV