Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi plagosi me gërshërë në qafë një berber indian. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia italiane ka nisur hetimet për rastin në fjalë.
Sipas raportimeve, indiani 24-vjeçar u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet italiane e zbuluan autorin shqiptar pas këqyrjes së kamerave filmike ndërsa mësohet se e ndaluan në rrugën Camillo Prampolini në lagjen Tor Sapienza. m.p.