Helmimi i fëmijëve të kopshtit/ Prindërit mblidhen në protestë para Bashkisë së Gramshit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me helmimin e fëmijëve të kopshtit me salmonelë, në Gramsh, ku janë sekuestruar kartelet e fëmijëve dhe procesverbali i kontrollit të ushqimeve.

Ndërkohë, prindërit përpara bashkisë së Gramshit po protestojnë në lidhje rastin, të cilët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.

Në nj e-mail zyrtar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) në Gramsh, ku konfirmohet përhapja e infeksionit me ‘Salmonella Enteritidis’ në Kopshtin Nr. 1 të qytetit.

Deri tani janë identifikuar 14 raste pozitive mes fëmijëve dhe stafit, ndërsa strukturat shëndetësore lokale janë udhëzuar të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin dhe menaxhimin e mëtejshëm të situatës.

NJVKSH i bën thirrje të gjitha qendrave shëndetësore dhe Spitalit Bashkiak për bashkëpunim të ngushtë dhe raportim të menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar.

Njoftimi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh:

Ditët e fundit, në Kopshtin Nr. 1 në qytet janë paraqitur disa raste të fëmijëve me simptoma gastrointestinale (diarre, temperaturë, të vjella, dobësi). Janë marrë masa të menjëhershme për hetimin dhe menaxhimin e situatës nga strukturat përkatëse dhe po vijojnë analizat laboratorike për të përcaktuar shkakun.

Nga 79 persona të depistuar (fëmijë dhe staf), janë identifikuar 14 raste me Salmonella Enteritidis. Prej tyre, 5 raste janë zbuluar nga mostrat për diagnozë dhe 9 raste nga depistimi. Nga 72 ekzaminime të bëra për depistim, 53 kanë rezultuar negativë, 6 nuk kanë pasur rritje bakteriale, dhe 6 janë në pritje të rezultatit. Në këtë kuadër, kërkojmë vigjilencë të shtuar nga të gjitha Qendrat Shëndetësore për:

Vëzhgimin dhe identifikimin e fëmijëve me simptoma të ngjashme.

Raportimin e menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar pranë NJVKSH Gramsh.

Ndjekjen nga afër të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të Kopshtit Nr. 1, si për ata të prekur, ashtu edhe për ata që kanë rezultuar negativë.

Lexo edhe :  Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona/ Fotoreporteri zbulon sekretin

Informimin e komunitetit mbi rëndësinë e higjienës personale dhe ushqyerjes së sigurt të fëmijëve.

Lutemi për bashkëpunim dhe gadishmëri maksimale për ta përballuar këtë situatë me seriozitet dhe profesionalizëm.

NJVKSH Gramsh

Drejtore: Besmira Bracja

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV