Kosova mirëpret “Defender Europe 2025”/ Stërvitja më e madhe shumëkombëshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova do të jetë mirëpresë stërvitjen ushtarake ndërkombëtare më të madhe të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë  “Defender Europe 2025”, për të tretën herë që nga viti 2021.

Stërvitja, e cila zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, do të përfshijë rreth 25 mijë trupa nga 29 shtete anëtare dhe partnere të NATO-s, duke e bërë atë operacionin më të madh shumëkombësh të këtij lloji të drejtuar nga SHBA.

Përmes këtij ushtrimi, Forca e Sigurisë së Kosovës do të demonstrojë gatishmërinë operacionale dhe aftësinë për ndërveprim ushtarak me forcat partnere të rajonit, përfshirë SHBA-në, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Nga sot e deri më 9 qershor, në kuadër të realizimit të “Defender Europe 25”, do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga bazat e FSK-së drejt rajonit të Gjakovës, konkretisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

Ministria e Mbrojtjes bën thirrje për mirëkuptim nga qytetarët gjatë kësaj periudhe, për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ushtarake në terren./e.t

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV