Lajm i madh: Milani zyrtarizon Igli Taren në rolin e Drejtorit Sportiv!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi italian AC Milan ka njoftuar emërimin e ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit, Igli Tare si Drejtor Sportiv.

“Ai do të raportojë drejtpërdrejt te Drejtori Ekzekutiv i Klubit, Giorgio Furlani. I lindur në Vlorë (Shqipëri) më 25 korrik 1973, Tare ka përvojë të gjerë në futbollin profesionist italian, duke luajtur për Brescia-n, Bologna-n dhe Lazion. Pasi u tërhoq nga karriera e tij si lojtar, ai e afirmoi veten si një drejtues i profilit të lartë, duke shërbyer si Drejtor Sportiv i SS Lazio për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet. Gjatë qëndrimit të tij në detyrë, ai kontribuoi ndjeshëm në sukseset e fundit të Klubit, duke përfshirë tre tituj të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa Italiane”, thuhet në prezantimin që klub i kuqezi i bën Tares.

Më tej nënvizohet se Drejtori ekzekutiv i klubit, Giorgio Furlani ka deklaruar mbështetjen për Taren dhe ka vlerësuar eksperiencën e tij në Serinë A.

“Jemi të kënaqur të mirëpresim Igli Tare në familjen Rossoneri. Ai është personi i duhur për të filluar rifillimin tonë: kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një kuptim të thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të Klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv”, deklaron Forlani.

Vetë Tare është shprehur se “të bëhesh pjesë e një klubi si Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie e madhe”.

“Falënderoj Klubin që më besoi këtë rol. Klubi e njeh vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të pasur sukses: Do t’ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij Klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe evropian”, tha Tare. m.p.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV