“Lutje për popujt që vuajnë për shkak të luftës”/ Papa Leone XIV apel për paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Leoni XIV rikthehet sërish me një apel të fuqishëm për paqe në botë, duke i bërë thirrje veçanërisht atyre që mbajnë përgjegjësi politike për të punuar drejt një dialogu të sinqertë dhe për të ndalur konfliktet. Pavarësisht se Moska refuzoi ofertën për të zhvilluar një takim për Ukrainën në Romë, Ati i Shenjtë nuk heq dorë nga lutjet dhe përpjekjet për zgjidhje paqësore.

Në lutjen e tij të parë “Regina Coeli”, të mbajtur dje në mesditë nga dritarja e pallatit apostolik, Papa u shpreh se lutjet e tij janë për të gjithë ata që vuajnë nga lufta. Ai i kërkoi Zotit kurajë dhe qëndrueshmëri për ata që janë të përfshirë në dialogun dhe përpjekjet për paqe.

Tema e paqes ishte prezente gjatë gjithë ditës së Papës, i cili dje mori zyrtarisht detyrën si ipeshkëv i Romës, duke u vendosur në katedrën e tij në bazilikën e San Giovanni in Laterano, ku u prit me duartrokitje nga besimtarët. Pas ceremonisë, ai bëri një ndalesë simbolike në Kapitol, ku nderoi qytetin e Romës dhe riktheu një traditë të vjetër, duke ndaluar në Piazza dell’Aracoeli, në fund të shkallëve të Mikelanxhelos, një vend ku më parë ndalonin Papët në rrugën e tyre drejt Lateranit.

Gjatë meshës, Papa Leoni XIV përmendi Papën Gjon Palin I, i cili qeverisi vetëm për 33 ditë dhe ishte i fundit që kishte ndaluar në Kapitol. Ai gjithashtu shprehu përkushtimin e tij ndaj besimtarëve dhe detyrës së re, duke thënë: “Mund t’ju siguroj se ju dua, se dëshiroj të hyj në shërbimin tuaj dhe të vë në dispozicion të gjithë fuqitë e mia, atë pak që kam dhe që jam.”

Lexo edhe :  Skandal në Florida, 18 ushtarë qëllojnë me armë në një plazh të mbushur me pushues

 

Me këtë mesazh, Papa Leoni XIV riafirmon rolin e Vatikanit si një qendër të rëndësishme për paqen dhe dialogun ndërkombëtar, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe mirëkuptim në një kohë kur bota ka nevojë më shumë se kurrë për harmoninë./kb

 

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV