U godit me shuplakë nga gruaja!/ Zyra e Macronit minimizon incidentin: Po bënin shaka!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një moment, ku dukej sikur presidenti francez Emmanuel Macron qëllohej me shuplakë nga gruaja e tij Brigitte pas mbërritjes së avionit presidencial në Vietnam, u bë viral në rrjete sociale. Kur dera e avionit hapet, kamera kapi siluetën e Macron si edhe duart e Brigitte mbi fytyrën e presidentit francez, një lëvizje që dukej si shuplakë.

Macron është dukshëm i befasuar, del jashtë për të përshëndetur të pranishmit, siç dikton protokolli. Çifti presidencial zbret shkallët. Presidenti francez, siç e ka zakon, ia zgjat dorën në mënyrë diskrete gruas së tij. Por Brigitte Macron refuzon mbahet në shkallët e avionit, duke ngritur pyetje rreth asaj që ka ndodhur mes tyre.

A po grindeshin? Në media sociale ‘shpërthyen’me furi teoritë konspirative. Pallati Elize, i përballur me sasinë e madhe të ripostimeve dhe komenteve mbi videon, fillimisht mohoi se ishte autentike. Pastaj, pasi rezultoi e kundërta, burime nga Elize folën për një “moment afërsie” mes tyre.

“Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit para se të fillonte udhëtimi, duke ngacmuar njëri-tjetrin me shaka. Nuk kishte nevojë për më shumë për të ushqyer mullinjtë e teoricienëve të konspiracionit”, shtoi burimi./E.T

https://www.instagram.com/reel/DKHNjK-MtRz/?utm_source=ig_web_copy_link

Të fundit

Murrizi ‘shpërthen’ kundër PD-së/ Kërminjë politik, heshtje e pështirë dhe servilizëm!

Kandidati për deputet në Partinë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar në lidhje me humbjen e thellë të opozitës në...

Dash Sula: 200 mijë demokratë nuk dolën në votime, për t’i thënë ‘jo’ Berishës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 2025-ës, duke nënvizuar se opozita është refuzuar nga një pjesë e madhe...

Mesazhi i SHBA për zgjedhjet/ Berishës i iku komerdarja e fundit ku kishte varur shpresat

Analisti Kreshnik Spahiu komentoi për “Top Story” reagimin e bërë sot nga ambasada e Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet e 11 majit. Sipas Spahiut, mesazhi...

Deputetët i kthehen ‘jetës’ parlamentare, nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve!

Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i rikthehen nesër, më 29...

Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri, Braçe: Duhen figura të reja, por…

Deputeti socialist Erion Braçe, i dyti më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Tiranës me 23,864 vota, ishte këtë mëngjes i...

Lajme të tjera

Web TV