Minatori humbi jetën, flet administratori i minierës së Katjelit: U shemb tavani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Katjelit ku humbi jetën 58-vjeçari Sajmir Bego. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar administratori Gëzim Balla. Ky i fundit ka shprehur keqardhjen për tragjedinë e ndodhur.

Sakaq, Gëzim Balla është shprehur se prej disa ditësh miniera nuk ishte në gjendje pune për nxjerrjen e mineralit.

“Gjatë ditëve të fundit në galeri është punuar për të krijuar kushte optimale për punë. Sot rreth mesditës gjithçka ka qenë gati për rifillimin e procesit normal të punës.

Drejtuesi teknik i kompanisë, Hysni Kllogjri, ka inspektuar kushtet e sigurisë në galerinë e minierës dhe para fillimit të punës ka trajnuar minatorët si zakonisht për të filluar punën, duke ju kujtuar zbatimin e të gjitha standarteve të sigurisë gjatë punës në galeri.

Siguria e jetës së minatorëve është dhe do të jetë një nga parimet tona më të rëndësishme në këtë sipërmarrje. Përgjegjës turni Gëzim Kllogjri, në mesditë, më ka njoftuar për aksidentin tragjik ku një nga minatorët ka humbur jetën.

Kjo ngjarje na ka shokuar dhe ndjehem mjaft i lënduar. Paraprakisht jam informuar se nga tavani i galerisë ka patur shembje dhe minatori 58-vjeçar është aksidentuar me vdekje, pasi është goditur në kokë nga një gur.”-u shpreh Balla. m.p.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV